Politike

A po shkel ligjin me fjalën në ballkon, Berisha: Respektoj Kushtetutën e vendit por kam dhe atë të ndërgjegjes

Nga Gazeta Si- Nga dritarja e banesës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha foli me mbështetësit e tij, duke përmendur edhe vendimin e gjykatës për ta lënë arrest shtëpie. Berisha përmendi nëse po thyen ligjin me daljet e tij në komunikim me mbështetësit.

Berisha tha se respekton Kushtetutën demokratike të vendit, por u shpreh se ka edhe një Kushtetutë të dytë, atë të ndërgjegjes së tij që siç u shpreh ai nuk ja shkel dot askush, përveç Zotit.

“Kjo betejë, kjo rrugë po e tmerron atë (Kryeministrin Edi Rama) çdo ditë. Dëgjoni dhe lexoni hajdutët, të cilët kanë frikë të tmerrshme sepse nga mëngjesi deri në darkë gromësijnë vjedhjet e tyre. Dëgjoni çfarë thonë: Po shkel rregullat Sali Berisha, po shkel vendimet. Më lejoni tu them këtu, or budallenj unë jam Sali Berisha.

Dëgjoni këtu do tu them se Sali Berisha ka një kushtetutë të vendit, të cilën e ka respektuar me rigorozitetin më të madh, sepse ajo është kushtetutë demokratike. Por krahas saj, kur kushdo që e shkel atë Sali Berisha ka një kushtetutë të dytë që nuk ja shkel dot njëri mbi tokë përveç zotit dhe kjo është ndërgjegjja e tij. Mjer ai që mendon dhe beson se mund ti shkelmojë kushtetutën supreme, kushtetutën e ndërgjegjes së tij” tha ndër të tjera Sali Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë