Lajme

A po kthehen selfiet në biznes?

Ekziston edhe një ekonomi e quajtur "ekonomia e përvojës". Një selfie është aq e rëndësishme për jetën tonë sociale dhe të biznesit, saqë njerëzit sakrifikojnë gjithçka për të marrë një selfie të mirë. Sipas Journal of Family Health dhe Medicine në Shtetet e Bashkuara, të paktën 259 njerëz, shumica e tyre në Indi (dhe pastaj Rusi, SHBA dhe Pakistan) humbën jetën përgjatë viteve 2011-2017 duke u përpjekur të merrnin një selfie. Ka gati 16 vite që kur selfie hyri në jetën tonë. Ishte Sony Ericsson ai që shpiku kamerën në pjesën e përparme të telefonit .Vënia e vetes përballë kamerës është kthyer në traditë.

Ekonomia e selfieve është rritur aq shumë sa që prodhuesit e pajisjeve elektronike-mobile kanë për qëllim ta kthejnë këtë kulturë në një treg të ri duke zhvilluar kamerat e telefonisë mobile me inteligjencën artificiale (AI).
Roberta Cozza, një nga analistet në kompaninë hulumtuese të bazuar në U.S. Gartner, komentoi se një epokë e re do të hapet me AI dhe kjo teknologji do t'u ofrojë një shans përdoruesve për të skanuar gjithçka rreth tyre. Pritet që prodhuesit e pajisjes së lëvizshme, veçanërisht kompanitë e Lindjes së Largët, do të ndjekin këtë rrugë. Gjithashtu përmendet bashkëpunimi i gjigantit teknologjik kinez Huawei me Leica gjermane, një nga markat që vjen në mendje kur përmenden kamerat tradicionale, ndërsa lente selfie që është zhvilluar nga një tjetër markë kineze Xiaomi e fshehur nën ekranin e telefonit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë