Trend

A po kalojnë xhinset një krizë identiteti?

Cilat xhinse janë në trend tani? Njerëz të ndryshëm japin përgjigje të ndryshme. Gjithashtu, dhe në dyqane gjen shumë lloje xhinsesh, ndoshta më shumë se asnjëherë më parë.

Kështu, pyetjen se cili xhins është në trend mund ta zëvendësojmë me “xhinsin që nuk është në trend tani?”

Thuhet se cikli i trendit e përfundon udhëtimin e tij çdo 20 vjet por duket se xhinset nuk bëjnë pjesë tek kjo. Këto ditë, stile të reja shfaqen dhe riciklohen me shpejtësi marramendëse. Aq shpejt, në fakt, sa ndonjëherë duket se nuk bëhet dallimi midis të resë dhe të vjetrës, gjithçka e rëndësishme në të njëjtën kohë.

Një peizazh i tillë, ku asgjë nuk është "in" apo "out" në fakt tregon një fitore për modën, si një formë e krijimit të një identiteti vetjak.

Por çfarë tjetër mund të thotë lloji i xhinseve që shiten sot për këtë moment të historisë?

Xhinset klasike siç i njohim sot, të ngurtë, me xhepa, blu u krijuan nga Levi Strauss dhe Jacob Davis në 1873. Për dekada ato u veshën kryesisht nga punëtorët dhe u ndryshuan për të përmbushur nevojat e tyre: u krijuan qepje shtesë për përforcim, pjesë shtesë tek xhepat për t’i mbrojtur nga grisja dhe zinxhirë për lehtësinë e përdorimit.

Vetëm në vitet 1920 dhe 1930 xhinset filluan të përdoreshin më shumë ku kaubojsat e Hollivudit si John Ëayne dhe Gary Cooper i dhanë xhinsit një atmosferë rebelimi. Shekulli 20 ishte i xhinseve.

Ky shekull bëri që përvec disa vendeve që e ndalonin përdorimin e tyre në zyrë, të gjithë njerëzit i vishnin kudo.

E-commerce që bën shitje online ndryshoi lojën. Lorraine Hutchinson, analiste thotë se aftësia për të prodhuar stile të reja dhe për t'i testuar ato në treg kërkon shumë më pak financim sot sesa ka pasur ndonjëherë. Pra, pse të kufizoni opsionet?

Disa shitës me pakicë duket se e kanë bërë këtë të gjithë strategjinë e tyre të biznesit: Shein, një markë e modës së shpejtë e njohur me Gen Z, ka reklamuar se shton rreth 1000 produkte në faqen e saj të internetit çdo ditë, një shifër marramendëse që ka tërhequr shqetësimin nga aktivistët e klimës.

Ndërkohë tregu mbarëbotëror i xhinseve po bëhet vetëm më i madh. Sipas Global Industry Analysts, tregu i xhinseve kishte vlerë më shumë se 45 miliardë dollarë në vitin 2020 dhe parashikohet të rritet me 15 miliardë dollarë të tjera deri në vitin 2026. Kjo tregon se tani jemi në një botë ku çdo lloj xhinsi që mund të duam, e gjejmë.

A është vërtet shumë?

Stili "personal", ndryshe nga ai i bazuar në trend, është një ide popullore sot, ndoshta sepse sugjeron një lloj përparimi shoqëror, një lëvizje drejt një bote në të cilën moda është gjithëpërfshirëse, e aksesueshme dhe më pak problematike. Ky është një propozim veçanërisht tërheqës për konsumatorët që ndihen të injoruar nga shumica e tregut të shitjes me pakicë.

Lauren Chan, modele dhe avokate, tha se kur konsumatorët nuk mund të gjejnë rroba të bëra mirë dhe me stil për trupin e tyre, "mesazhi që ata marrin është se ata nuk janë të denjë për këtë lloj trendi". Kjo është arsyeja pse, në vitin 2019, ajo themeloi Henning, një linjë veshjesh për madhësi L e lart.

"Tregu plus-size përbëhet kryesisht nga pjesë që janë gjysmë në modë, versione të zbehta të asaj që moda në përgjithësi ka ofruar për vitin e kaluar sepse moda e madhësisë plus është shpesh paksa vonë për t'u përshtatur me ato tendenca”, tha Chan.

Në librin e tij të vitit 2004, Paradoksi i Zgjedhjes, psikologu Barry Schwartz propozoi se ndërsa liria e zgjedhjes është thelbësore për mirëqenien tonë, të kesh shumë zgjedhje na bën të shqetësuar.

"Megjithëse amerikanët modernë kanë më shumë zgjedhje se çdo grup njerëzish që ka pasur ndonjëherë më parë, dhe kështu, me sa duket, më shumë liri dhe autonomi, ne nuk duket se po përfitojmë prej saj psikologjikisht", shkruan ai.

Në një studim të kohëve të fundit, ai dhe bashkëpunëtori i tij kërkimor Nathan Cheek eksploruan një hipotezë të re, të cilën Schwartz e shpjegoi duke thënë se kur u jep njerëzve zgjedhje nga grupe me zgjedhje të mëdha, madje edhe grupe të parëndësishme të zgjedhjes, ata e trajtojnë zgjedhjen si një deklaratë se kush janë ata”.

Ky tension, tha ai, është i dëmshëm.

"Moda mund t'i bëjë njerëzit shumë nervozë. Të vishesh do të thotë të ecësh duke menduar për të tjerët”, thotë stilistja Anna Wintour.

"Mungesa e trendit është trend"

Katrina Klein ka dizajnuar xhinse për gati 20 vjet për J Brand, Rag & Bone dhe tani labelin e saj, ASKK NY. Ajo kujton çdo mikrotrend që ka parë: shumëngjyrëshe, me modele, të qëndisura, të shkatërruara, me ngjyra.

Tani për tani, thotë ajo, "mungesa e trendit është trend." Dhe ajo nuk mendon se kjo është një gjë e keqe.

“Njerëzit nuk duan vërtet të vishen njësoj si të gjithë të tjerët”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë