Shendet

A po e përfshin Europën ‘pneumonia misterioze’ e Kinës?

Një rritje alarmante e rasteve të pneumonisë tek fëmijët është zbuluar në Holandë, duke pasqyruar një rritje të ngjashme në Kinë.

Ekspertët holandezë të shëndetit thonë se një numër i madh janë sëmurë që kur normat filluan të rriten në gusht, me shumicën e rasteve në mesin e atyre të moshës 5 deri në 14 vjeç.

Të dhënat e mbikëqyrjes tregojnë se shkalla e sëmundjes, e cila mund të rezultojë kërcënuese për jetën, është tashmë gati dy herë më e lartë se kulmi i regjistruar vitin e kaluar.

Ajo vjen ndërsa Kina lufton virusin 'mister' të pneumonisë, me mediat që deklarojnë se spitalet janë 'të mbingarkuar me fëmijë të sëmurë'.

Zyrtarët e Pekinit kanë përjashtuar mundësinë e një virusi të ri si fajtor për rritjen e rasteve. Në vend të kësaj, ata këmbëngulin se rritja është për shkak të sëmundjeve sezonale pasi vendi përballet me dimrin e parë të plotë pa izolime të Covid.

Instituti Holandez për Kërkimin e Shërbimeve Shëndetësore tha se është rritur numri i personave me pneumoni.

Edhe Britania është vënë në alarm.

Sëmundja zakonisht shkaktohet nga një infeksion bakterial ose viral dhe përmirësohet brenda dy javësh. Kolla dhe temperatura janë shenja treguese.

Megjithatë, disa njerëz mund të sëmuren më shumë, veçanërisht moshat mbi 65 vjeç, foshnjat ose fëmijët e vegjël dhe personat me sëmundje të mushkërive.

Në javën që përfundon më 16 nëntor, të dhënat tregojnë se 103 në 100,000 fëmijë të moshës pesë deri në 14 vjeç u diagnostikuan me pneumoni.

Në kulmin e vitit të kaluar, kishte vetëm 58 raste për 100,000 banorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë