Shendet

Pneumonia ‘e dyshimtë’ tek fëmijët, pas Kinës ka një boom të rasteve edhe në Francë

Gazeta Si - Pas rasteve të raportuara në Kinë, pneumonia te fëmijët është në rritje edhe në Francë. Ditët e fundit konsultimet për pneumoninë janë rritur me 36% tek moshat nën 15 vjeç.

Një rritje e fortë e cila, sipas “Radio Europe 1”, lidhet me rikthimin e një bakteri që u zhduk gjatë krizës shëndetësore të lidhur me Covid-19, pneumonia mikoplazmatike, e cila gjithashtu dyshohet se është përgjegjëse të paktën pjesërisht për shpërthimin e sëmundjeve të frymëmarrjes në Kinë.

Ky bakter i vogël transmetohet nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes, në rast kontakti të zgjatur dhe periudha e inkubacionit, varion nga 1-3 javë.

Nga data 13 deri më 19 nëntor 2023, përsëri në mesin e të miturve nën 15 vjeç, Santé Publique France regjistroi 700 telefonata në SOS Médecins dhe 2,150 vizita në dhomën e urgjencës.

Shifra rekord për dhjetë vitet e fundit. Simptomat ngjajnë me ato të gripit apo Covid 19: ethe, lodhje, kollë.

"Që nga prilli i kaluar ka pasur një rritje të qarkullimit global të Mycoplasma pneumoniae, veçanërisht në Azi, por edhe në Evropë. Si në qytet, ashtu edhe në fshat ka pasur rritje të shtrimeve në spital”, - konfirmon mjeku Alexandre Bleibtreu, anëtar i “Socetà de pathologie infectieuse la langue française”.

Për momentin, autoritetet shëndetësore franceze mbeten vigjilente. Një sistem mbikëqyrjeje është vendosur aktualisht në të gjithë territorin për të regjistruar raste të reja dhe për të kuptuar shkallën e përhapjes së virusit.

Nëse rritja vazhdon në javët e ardhshme, Parisi mund të lëshojë një alarm. Për momentin, të ashtuquajturat 'gjeste barriere' dhe përdorimi i maskës mbeten fuqimisht të rekomanduara.

Edhe Vietnami po përballet gjithashtu me një rritje të sëmundjeve të frymëmarrjes në krahasim me numrat e regjistruar në të kaluarën në këtë periudhë të vitit. Megjithatë, kulmi mbërriti në javët e fundit dhe rastet duket se janë në rënie.

Disa mjekë kanë vënë në dukje se kolla nuk është simptoma e vetme dhe rekomandojnë që prindërit të monitorojnë gjithashtu dhimbjet e kokës, rrjedhjet e hundëve, letargjinë (lodhje dhe lodhje patologjike) dhe një përshpejtim të ritmit të frymëmarrjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë