Ekspozite

A mundet që institucionet të tregojnë historinë e tyre? Po nëse mendojnë si…

Historia e botës nuk është bërë vetëm nga drejtuesit politikë ose ushtarakë, por nga njerëzit që janë mbledhur për të formuar biznese , shoqata,  kisha, tempuj dhe xhami, dhe organizata të tjera që kujdesen për të plotësuar dëshirat tona për art, argëtim dhe lojëra. Secili prej këtyre organizimeve ka ndikimin e tij në histori dhe gjeneron historinë e vet institucionale, që gjendet e depozituar në arkiva dhe ndonjëherë në depo, megjithëse shpesh humbasin gjatë rrugës. Rrëfimi i kësaj fushe të gjerë të jetës, që gjendet  mes tokës pjellore të hapësirës publike dhe asaj  private,  shumë shpesh nuk është thurur kurrë në pëlhurën e madhe të historisë sonë, thjesht sepse askush nuk mendon ta mbledhë atë dhe ta studioj .

Por institucionet e shëndetshme nuk e lënë pas dore të kaluarën e tyre - ata e kuptojnë atë si një burim dhe një mundësi. Korporatat mund të kenë nevojë për një historian për të hulumtuar origjinën e një simboli të markës tregtare ose për t'i mbrojtur ato kundër padive. Një orkestër mund të kuptojë se niveli i saj i venitur i fotove të publicitetit bardh e zi ofron një mënyrë për të angazhuar audiencën. Organizatat, përfshirë grupet ushtarake, mund të zbulojnë se financimi i tyre, dhe e ardhmja, është e lidhur me opinionin publik. Subjektet e tjera thjesht mund të zbulojnë se sendet që janë grumbulluar ndër vite janë në thelb interesante dhe i rezistojnë impulsit për t’i hedhur poshtë. Për pasojë ne kemi mjaft muze që nuk janë emra të njohur si  muzetë tradicional  në qendër të qytetit e që japin krenari. Muzeu institucional ose i brendshëm është një kategori e madhe, pa forma, që mund të jetë thjesht një vitrinë  me dokumente brenda institucionit  por edhe një ndërtesë ekspozite e projektuar enkas dhe e vizitueshme nga publiku. Funksioni i muzeut të një institucioni merr forma të ndryshme në varësi të  institucionit. Por të gjithë shtrojnë një pyetje të rëndësishme në lidhje me atë se çfarë shërbejnë këta muze dhe  sipas cilave rregulla (nëse ka) duhet të  paraqesin të kaluarën e tyre dhe se çfarë historish duhen treguar.

Globi me monedha të lekut shqiptar në muzeun e Bankës së Shqipërisë

A mund t'u besohet institucioneve për të rrëfyer historinë e tyre apo duhet ciceronë të specializuar?

 Po, nëse institucionet mësojnë  të mendojnë si muzetë. Kjo do të thotë që historia e  këtyre  institucioneve duhet parë  me sy  kritik, duke i shkëputur kuratorët nga presioni më i madh institucional, dhe duhet pranuar edhe që  e kaluara e organizatës të mos jetë gjithmonë e bukur. Organizatat që shqyrtojnë të kaluarën e tyre me ndershmëri mund të gjejnë përvojën po aq transformuese sa psikoterapia: një llogaritje e sekreteve, një pranim i të vërtetave të vështira, një vetëdije më e madhe për lidhjet midis problemeve aktuale dhe traumave të kaluara.

Përpjekjet e ndershme për të treguar historitë institucionale gjithashtu mund të kenë efekte të papritura. Një hapësirë ​​ekspozite mund të ndryshojë mënyrën se si lidhet publiku me një ndërtesë. Ato shpesh shërbejnë si një  ftesë për të hyrë, dhe njerëzit e institucioneve do të kuptojnë se pa këtë ftesë , pra pa këtë muze, publiku do të ishte indiferent ose dhe i frikësuar nga prania e tyre. Për të realizuar këtë nuk kërkohet një historian profesionist që na jap mësime nga e kaluara. Një fotografi e vjetër, tërhequr nga skedarët, mund të na tregojë gjëra mjaft të denja për institucionin.

Një hapësirë ​​muzeale gjithashtu mund të jetë një vend i sigurt për biseda. Mund të jetë një vend për të folur në lidhje me qëllimin themelor të një organizate.. Mund të jetë një vend për të matur hendekun midis ndjenjës së institucionit për veten dhe sesi e shohin atë vetë njerëzit e tij - punëtorët, anëtarët ose pajtimtarët e tij. Dhe mund të jetë një vend për të sfiduar drejtuesit e lartë ,  përmes argumenteve të ndërtuara me kujdes nga e shkuara.

Mësimi kryesor, i muzeve nëpër institucione  është se vlera e tyre varet më pak nga ata që e sponsorizojnë dhe më shumë nga integriteti i dizajnit dhe qëllimit të tyre. Nuk ka monopol mbi tregimin e së vërtetës, por një institucion  largpamës e kupton që të thuash të vërtetën për të kaluarën dhe qëllimin e saj është thelbësore për besimin e publikut tani dhe përgjithmonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë