Jete & Stil

A mund t’i besoni një momenti ‘Eureka’?

Është moment madhështie për këdo kur zgjidh një enigmë papritur. Por a mund t’i besoni zgjidhjeve të tilla të papritura? Po, sipas hulumtimit të ri të botuar në “Thinking & Reasoning”. Rezultatet mbështesin idenë se ky moment mund të japë përgjigje të sakta për problemet sfiduese.

Në katër eksperimente, Carola Salvi, një pedagoge në Universitetin Northwestern, John Kounios, psikolog në Universitetin Drexel dhe kolegët e tyre u paraqitën studentëve lojëra që kishin të bënin me të menduarit. Në fund të lojërave, studentëve iu kërkua të raportonin nëse kishin arritur në përgjigjen e tyre duke menduar për problemin hap pas hapi apo nëse zgjidhja iu ishte kujtuar menjëherë.

Në të katër eksperimentet, zgjidhjet ishin më të sakta ato që gjendeshin direkt sesa ato që ishin menduar më gjatë. Për shembull, në një eksperiment, në të cilin 38 pjesëmarrësit duhet të mendonin për një fjalë të vetme që kishte lidhje me tre të tjera dhe përgjigjet e sakta ishin ato që gjendeshin menjëherë në krahasim me njerëzit që merrnin kohë për të analizuar problemin dhe përgjigjen.

Ky rezultat mund të lidhet me mënyrën se si truri gjeneron njohuritë. Për shkak se një përpunim i tillë ndodh kryesisht jashtë vetëdijes së një personi, është gjithçka ose asgjë, një përgjigje e formuar plotësisht, ose të vjen në mendje ose jo. Kjo hipotezë mbështetet nga studiuesit të cilët zbuluan në studimet e mëparshme se pak para se të ndodhte depërtimi, lobet okupitale, të cilat janë përgjegjëse për përpunimin vizual, momentalisht mbyllet, ose “pulson”, në mënyrë që idetë të “flluskojnë në vetëdije.”

Nga ana tjetër, mendimi analitik ndodh me vetëdije dhe prandaj i nënshtrohet nxitimit dhe gabimeve të arsyetimit.

Kjo nuk do të thotë që “Eureka” është gjithmonë strategjia më e mirë. Eksperimentet e Salvi dhe Kounios përfshinë enigma me përgjigje të sakta dhe të gabuara. Pra, rezultatet mund të mos zbatohen për situata të botës reale, ku problemet janë zakonisht shumë komplekse dhe mund të kërkojnë ditë, nëse jo muaj ose vite për t’u zgjidhur.

Në fakt, pyetjet e vështira shpesh kërkojnë disa strategji të ndryshme për të arritur në një zgjidhje, thotë Janet Metcalfe, shefe e laboratorit të Metacognition and Memory në Universitetin e Kolumbisë e cila nuk ishte e përfshirë në studim.

Burimi: Scientific Amerikan. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë