Keshilla

A mund të shkarkohesh nga puna nëse nuk vesh reçipeta?

Shumë gra nuk pëlqejnë të veshin reçipeta, por a është e papërshtatshme të dilet jashtë pa reçipeta? Një avokate për të drejtat e grave shpjegon këtë pjesë.

Një pyetje nga një grua në portalin Netmums, ndezi disa reagime në rrjetet sociale.
Pyetja e saj ishte: a do kishte ndonjë problem nëse nuk vishte reçipeta në punë, pyetje e cila solli një varg reagimesh. Komentuesit quanim të papërshtatshme pyetjen e saj, pasi në një ambient punë, nuk është normale të shkohet pa reçipeta. “Nëse dikush pushohet nga puna pikërisht për këtë motiv, kjo mund të jetë diskriminuese për femrat sipas ligjit aktual", u shpreh Hayeley Johnson, një bashkëpunëtore e lartë në ligjin e punësimit. Por, cilat janë të drejtat e grave në këtë pikë? A mund të shkarkohesh vërtet nga puna vetëm sepse nuk vesh reçipeta?

Disa lexues të Netmums u përgjigjën duke thënë se ata ishin të shqetësuar për efektin e qëndrueshëm në politikat e veshjes nëse gratë mund të shkonin në punë pikërisht me këtë zgjedhje. Njëra sugjeroi se njerëzit mund të shkonin për të punuar edhe lakuriq…Gjithçka është zgjedhje personale. Por, Johnson thotë se çdo rast duhet të trajtohet me arsyetim të shëndoshë: "Nëse një grua ka veshur një bluzë, por pa reçipeta, kjo mund të jetë problem," thotë ajo.

Nicola Thorp, një recepsioniste në Pricewaterhouse Coopers, humbi një rast historik kundër kompanisë në gjykatë, e cila e dërgoi në shtëpi vetëm se nuk kishte veshur reçipeta, qeveria lëshoi udhëzime rreth kodeve të veshjes. Por, Johnson argumenton se nuk është e vlefshme letra në të cilën është shkruar: "Ata thanë që ju duhet të shmangni dallimin midis asaj që burrat dhe gratë mund të veshin, edhe pse është kaq e vështirë". Megjithatë, Johnson thotë se ajo mund të marrë përsipër rastin e përdoruesit të Netmums dhe të fitojë vetëm në rast se nëse punëdhënësi i gruas e detyroi atë që të vesh me doemos reçipeta. "Rregulli themelor është se nëse kërkon që gratë të vishen në një mënyrë më të vështirë se burrat, ky është diskriminim", thotë ajo. "Nëse një mashkull vjen në punë pa të brendshme, a do të dërgohej në shtëpi? Unë mendoj që jo", thotë ekspertja e ligjit.

Johnson thekson se prezantuesi televiziv Richard Madeleno ka bërë shaka kur u shpreh publikisht se nuk dëshironte të vishte pantallona gjatë kohës së punë. "Do të ishte jashtëzakonisht e rrallë që një njeri të dërgohej në shtëpi ose të disiplinohej për këtë gjë”./ The Guardian


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë