Shendet

A mund të çojë pornografia në sjellje të rrezikshme seksuale?

Të shikosh pornografi është një praktikë që bëhet pas dyerve të mbyllura, zakonisht vetëm. Ka shumë njerëz që humbin një pjesë të ditës së tyre duke parë pornografi dhe ka të tjerë që mund të shohin edhe në punë, në kompjuterin e punës.

Dhe disa çifte shikojnë pornografi së bashku, duke menduar se kjo mund të përmirësojë marrëdhënien e tyre.

Shumica e hulumtimeve nuk mbështesin ndonjë përfitim të rëndësishëm nga shikimi i pornografisë dhe disa kanë gjetur efekte negative në marrëdhëniet, si dhe në mirëqenien personale dhe profesionale. Një gjetje me shqetësim të veçantë për Wendy L. Patric, prokurore e krimeve seksuale është se përhapja e dhunës ndaj grave të në pornografi mund të nxisë të njëjtën sjellje brenda marrëdhënieve.

Ajo së bashku me kolegë të saj studiuan sjellje të ndryshme që ndodhin në pornografi dhe jetën reale.

Ato thanë se mbytjet seksuale mund të çojnë në vdekje dhe vitet e fundit ka pasur shumë raste ku partneri ka vrarë partneren e tij duke e mbytur, një sjellje e njëjtë si në pornografi.

“Mbytja seksuale është e përhapur tek të rinjtë, një grupmoshë mes të cilëve shumë ka të ngjarë të shikojnë pornografi”.

Ajo thotë se të rinjtë e kanë pornografinë si një burim të një skenari pornografik që duke u përsëritur, ndikon në sjelljet e tyre.

Fatkeqësisht, është gjithashtu një skenar që mund të normalizojë sjellje të rrezikshme, potencialisht vdekjeprurëse, duke përfshirë mbytjen.

Një studim nga Wright et al tregon se studiuesit, komentuesit socialë dhe profesionistët e pornografisë e pranojnë mbytjen si normale brenda pornografisë bashkëkohore. Ata njohën gjithashtu natyrën gjinore të portretizimit pornografik të mbytjes seksuale: burrat përshkruhen duke mbytur gratë më shpesh sesa gratë që mbytin burrat.

Duke e shqyrtuar çështjen nga këndvështrimi i femrës, Patric kuptoi se sa më shumë pornografi të shikonin gratë, aq më i madh ishte ekspozimi i tyre ndaj përshkrimeve të mbytjes seksuale. Ky ekspozim ishte, nga ana tjetër, i lidhur me mbytjen nga burrat (jo anasjelltas).

Ato thanë se dëshira për sjellje agresive ishte shtuar më shumë kur partneri ishte ndjekës i rregullt i pornografisë, dhe më shumë bazuar në shkallën në të cilën gratë identifikoheshin si të ngjashme me aktoret pornografike.

Wright et al. arritën në përfundimin se rezultatet e tyre sugjerojnë se mënyra se si gratë përjetojnë mbytje seksuale ndikohet nga përdorimi i tyre i pornografisë si "aktive dhe të gatshme", në krahasim me "pasive dhe të pavullnetshme".

Të gjitha marrëdhëniet mund të përmirësohen përmes ekspozimit ndaj skripteve të shëndetshme të marrëdhënieve. Për “konsumatorët” e përmbajtjeve grafike seksuale që duan të ndalojnë, ofrohet ndihma. Dhe për sa i përket modelimit, cilësia e marrëdhënieve tona ndërpersonale ndikohet nga lidhja që mbajmë.

Përfundimi është se përmbajtjet pornografike mund të jenë të rrezikshme dhe potencialisht vdekjeprurëse. Prandaj, shmangia e ekspozimit ndaj shikimit të praktikave të rrezikshme seksuale është një mënyrë për të ndërtuar një partneritet të shëndetshëm, të kënaqshëm, romantik, jo të bazuar në devijimin e dramatizuar dhe seksin sadist, por në dashuri, besim dhe respekt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë