Benefitet e vajit të ullirit në shëndetin tonë janë të shumta dhe këtë e dimë tashmë. Por nëse jeni në dilemë, a mund ta përdorim vajin e ullirit edh si produktet e bukurie, ekspertët e kanë një përgjigje edhe për ketë.
E vërteta është se vaji i ullirit i jep ndriçim lëkurës tuaj dhe nuk po flasim për shkëlqimin që mund të shkaktohet prej yndyrës. Ai ka vetinë që ta lërë lëkurën të butë dhe të freskët, falë antioksidantëve të shumtë që përmban, të cilët luftojnë lëkurën e dëmtuar. Po ashtu, vaji i ullirit është një hidratues i mirë për lëkurën.
Por, nga ana tjetër, vaji i ullirit, ashtu si shumica e vajrave, bllokon poret dhe kjo gjë është e frikshme. Ai është shumë i yndyrshëm, për këtë arsye mund të shkaktojë pika të zeza dhe puçrra në lëkurën tuaj. Prandaj, më mirë përdoreni vajin e ullirit në ushqime dhe jo direkt në lëkurën tuaj (vetëm nëse jeni me fat dhe nuk keni pasur kurrë një fytyrë me akne).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.