Mendim

A mos duhet që qytetarët në vetëkarantinë të kontrollohen nga celulari

Policia e ushtria kanë ngritur një Task-Forcë të përbashkët për të kontrolluar të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë ardhur nga Itali apo dhe Greqia që iu është dhënë urdhër për të vetizoluar dhe për të mos dalë nga shtëpia për 14 ditë.
Autoritet thonë se po ndjekin një skemë që parashikon kontrollin e përbashkët rrugor për njerëzit që iu është urdhër i vetëkarantimit dhe që rezultojnë që e thyejnë atë. Por në Kinë në zonat e kontrollit qeveria kishte marrë masa drastike, madje të vetëkarantinuarit kontrolloheshin dhe ruheshin edhe me dronë. Të paktën deri më tani 300 personave iu është kërkuar nga policia e shtetit shqiptar që të mbyllen në shtëpi për 14 ditë. Të gjithë personat që kanë mbërritur nga Italia nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit ditë e mërkurë iu është marrë një numri i telefonit, numri i pasaportës, kartës së identitetit, duke krijuar një database të dhënash.
Por çështja shtrohet se si mund të kontrollohen këta persona, pasi ngritja postblloqeve mund të jetë diçka që nuk mund të parandalojë ato, pasi ata vetë mund të kenë nevoja për të plotësuar nevojat bazike të jetesës. Ndonëse ata janë kërcënuar me vënien e gjobës prej 5 mijë eurosh, kontrolli duket i vështirë për të qenë i plotë, pasi në çdo lagje që ato banojnë duhet të ketë një postbllok nga ana e policisë.
Në disa shtete si në Korenë e Jugut dhe Kinë gjurmimi apo kontrolli po bëhet më anë të telefonisë mobile, duke i "përgjuar" vendodhjen. Çështja që ngrihet është a mundet shteti shqiptar të realizojë kontrolle të personave që duhet të qëndrojnë të izoluar apo mjaftohet me kërcënimin e vënies së gjobave. Si do të veprohet nëse urdhri për vetë izolim do të zgjerohet dhe do të aplikohet dhe jo vetëm për qytetarët që kanë një historik udhëtimi në zonat që janë në zonën e kuqe.

Kontrolli i dy policeve të përbashkëta në postblloqe


Një procedurë që normalisht duket e vështirë për t’i realizuar, kjo jo vetëm se ka nuk ka aparatura përgjimi, por që ligji përcakton një procedurë të posaçme që duhet të kalojnë disa faza. Sipas nenit 9 të ligjit “Për përgjimet e telekomunikimeve”, vendimi për përgjim Prokurori i Përgjithshëm ose prokurori i autorizuar prej tij, në mungesë të Prokurorit te Përgjithshëm, merr vendim me shkrim për kërkesën për përgjim, i cili hartohet në tri kopje. Një kopje e vendimit qe miraton kërkesën, mbahet ne bërthamën komanduese elektronike te Prokurorisë, një e mban Sektori i Përgjimeve ne SHISH dhe një kopje institucioni që ka bërë kërkesën. “Vendimet e përgjimit janë te vlefshme për komunikime nëpërmjet pajisjeve te telekomunikacionit brenda territorit te Republikës se Shqipërisë ose jashtë saj, kur ka marrëveshje dypalëshe”, thuhet në pikën 2 të këtij neni.

Kontroll i policisë, autobusi ndalohet të udhëtojë


Për realizimin e përgjimeve, edhe pse në raste të veçantë përdoret për persona të dyshuar të implikuar në krim, duhet që të përfshihet edhe Shërbimi Informativ Shtetëror që duhet të verë në dispozicion pajisjen e përgjimit. Gjithashtu edhe kompanitë celulare duhet të mos bëhen pengesë në këtë proces. . Operatorët e telekomunikacioneve janë te detyruar te ofrojnë pa pagese çdo shërbim në funksion te procesit te përgjimit. Por i gjithë ky proces duhet të realizohet jo pa vendim gjykate, të posaçëm që jepet dhe më pas përgjimi duhet të realizohet në zyrën e prokurorit.

Praktikisht duket proces i vështirë dhe i gjatë që të izoluarit në karantinë të kontrollohen nëse thyejnë rregullin. Sepse si fillim duhet rregulluar me ligj. Por ama Kina dhe Koreja e Jugut e bënë dhe po merr suksese. Pse jo dhe ne?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë