Gazeta Si- Një sherr mes tre vëllezërve dhe babë e bir në Durrës, ka shkuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit nga këta të fundit.
Pas një konflikti të çastit, në një lokal, mbeti i plagosur me armë një 25-vjeçar, rast për të cilin policia arrestoi një 51-vjeçar dhe po punon për kapjen e djalit të tij.
Sipas policisë, rreth orës 03:20, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në një lokal në lagjen nr. 13, ndërmjet shtetasve R. C., 25 vjeç, K. C., 40 vjeç dhe M. C., 28 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Fllakë, dhe shtetasve A.K., 51 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, babë e bir, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi R. C., i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e dyshuar të plagosjes, shtetasi A. K., si dhe po punohet për kapjen e djalit të tij, shtetasit E. K..
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.