Drejtësia

Vrau me thikë nënën e tij në Lezhë, 62-vjeçari do të shtrohet në një spital psikiatrik

Gazeta Si - Arsen Dani, 62-vjeçari i cili të hënën masakroi me thikë nënën e tij, Gjylije Dani, 86 vjeçe, duke i marrë jetë, do të qëndrojë në burg pa afat.

Gjykata po ashtu vendosi që ai të shtrohet në një spital psikiatrik, duke qenë se vuan prej kohësh nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 13 majit, ku 62-vjeçari goditi me thikë nënën e tij të moshuar duke e lënë të vdekur në vend.

Krimi ndodhi në lagjen “Besëlidhja” të qytetit, brenda banesës ku ata jetonin.

86-vjeçarja dhe djali i saj jetonin bashkë në një apartament në Lezhë, ndërsa dy fëmijët e tjerë të viktimës banojnë në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë