Gazeta Si - Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim në Maliq, pasi prej disa ditësh ka humbur kontaktet me familjarët.
Përmes një njoftimi, policia thotë se babai 30-vjeçar ka kallëzuar në policinë e Maliqit se prej 10 ditësh nuk ka kontakte me djalin e tij.
Ai shprehet se djali jeton e punon në Gjermani dhe se prej disa ditësh tashmë familja nuk ka kontakte me të riun. Më tej, bëhet me dije se po punohet për gjetjen e 30-vjeçarit me inicialet E. R.
“Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.