Jete & Stil

A ju bën më të lumtur zhvendosja në një qytet apo fshat të ri?

Një debat i gjatë në fushën e psikologjisë ka qenë nëse zhvendosja në një vend të ri i bën njerëzit më të lumtur. Disa thonë që po dhe disa të tjerë thonë që i bën të lumtur për një kohë të shkurtër.
Një analizë e re e dhënë në Raportin e Lumturisë Botërore të këtij viti ka nxjerrë disa ide për këtë debat të pazgjidhur.
Autorët e raportit, të udhëhequr nga një ekip studiuesish në Qendrën për Zhvillim të Qëndrueshëm në Universitetin e Kolumbisë, kryen një analizë që daton që nga viti 2018 në të cilën ata krahasuan nivelet e lumturisë midis njerëzve që ishin vendas të një vendi të caktuar kundrejt emigrantëve/të huajve. Ideja ishte të vlerësohej nëse nivelet e lumturisë së jo-vendasve korrespondonin më ngushtë me atë të vendit të tyre të lindjes.
Ata zbuluan se njerëzit që lëvizin në një vend të ri hedhin nivelin e lumturisë së vendit të tyre të vjetër dhe adoptojnë nivelin e vendit të tyre të ri:
"Ne i pamë përgjigjet dhe doli që lëvizja në një vend ku gjen qetësi mund të të bëjë më të lumtur." thanë studiuesit.
Me të njëjtën argument, lëvizja në një vend më pak të qetë mund të zvogëlojë nivelin e lumturisë suaj. Duke folur për vendet, studiuesit gjetën Helsinki- Finlandë, Aarhus- Danimarkë dhe Wellington-Zelanda e Re të ishin qytetet më të 'lumtura' në botë dhe Uashingtoni, Dallas dhe Hjustoni të ishin tre qytetet më të lumtura në Shtetet e Bashkuara.
Hendeku midis vendeve më të lumtura dhe më pak të lumtura është i madh. Për të matur lumturinë në të gjithë botën, shkencëtarët përdorën pyetjen vijuese: "Ju lutemi imagjinoni një shkallë nga 0 në 10.
10 vendet më të mira ku mund të jesh më i lumtur ishin Finlanda, Danimarka, Zvicra, Islanda, Norvegjia, Hollanda, Suedia, Zelanda e Re, Austria dhe Luksemburgu ku shënuan një mesatare prej 7.5.
Afganistan, Sudani i Jugut, Zimbabve, Ruanda, Republika e Afrikës Qendrore, Tanzani, Botsvana, Jemen dhe Indi) kishin një mesatare prej 3.3.
Është një ndryshim i madh.
Fakti që ekziston një ndryshim prej katër pikësh midis vendeve është thjesht marramendës.

Studiuesit zbuluan edhe se vendet më të vogla po bëhen më të lumtura dhe vendet më të mëdha nuk janë.
Ka dy mënyra për të përcaktuar sasinë e lumturisë në mbarë botën. Njëra është të peshohet lumturia e secilit vend me përqindjen e popullsisë në mbarë botën që ajo përfaqëson. Një tjetër është që të trajtohet secili vend si i barabartë me të gjithë të tjerët.
Kur studiuesit krahasuan këto dy këndvështrime, të dhënat treguan një rënie të lumturisë në të gjithë botën nga 2014 në 2019 por gjithashtu nivelet e lumturisë po përmirësohen në vendet më të vogla dhe përkeqësohen në ato më të mëdha.
A ishin banorët e qytetit më të lumtur se njerëzit e fshatit? Përgjigja është një 'po' e madhe. Shkencëtarët llogaritën që mesatarja e lumturisë për popullsinë urbane në të gjithë botën të ishte 5.48, krahasuar me 5.07 për popullsinë rurale në të gjithë botën. Dallimet ishin më të mëdha në Azinë Lindore dhe Afrikë, të ndjekura nga Azia Jugore, Europa Jugore dhe Amerika Latine dhe Karaibet.
Vetëm 13 nga 150 vendet e anketuara treguan trendin e kundërt të cilët ishin Libani, Islanda, Hollanda, Zelanda e Re, Mbretëria e Bashkuar dhe Egjipti. Gjithsesi, këto gjetje janë bërë para pandemisë dhe shkencëtarët besojnë se shiftat duhet të kenë ndryshuar shumë por në fund ato janë të bindur se zhvendosja në një qytet të ri apo fshat është gjithmonë një ide e mirë.
Burimi: Psychology Today. Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë