Vende dhe Udhetime

A jeni gati të kujdeseni për 50 mace?

Për ata që dashurojnë macet, tashmë kanë një mundësi , jo vetëm të kujdesën dhe ti përkëdhelin ata ,por edhe të paguhen punën që bëjnë.Nëse dëshironi të kujdeseni për dhjetëra mace, atëherë mund të udhëtoni për në ishullin grek Syros.

“God’s Little People Cat Rescue”, organizata për shpëtimin e maceve, ka postuar vendin e lirë në mediat sociale ku thuhet se “pozicion shumë i veçantë” për një të apasionuar pas maceve, që di të kujdeset dhe do praninë e tyre

Personi që do të përzgjidhet për këtë vend pune, do të duhet të kujdeset për 55 mace. Puna fillon në fillim të nëntorit, ndërsa kandidati do të ketë strehim të siguruar, gjatë periudhës që është i punësuar atje.

Organizata shkruan në Facebook, “Ne jemi të vendosur në një zonë të izoluar natyrore që është shumë e qetë dhe në kohën e dimrit. Ju pa dyshim kaloni mirë në qoftë se jeni tipi i personit i cili vlerëson natyrën dhe qetësinë. Nuk do të ndiheni kurrë vetën nën shoqërinë e maceve. Nga përvoja në punë është më e përshtatshme për dikë 45+ vjeç, i cili është përgjegjës, i besueshëm, i ndershëm, tepër praktik – dhe mbi të gjitha, me një zemër të artë!”.

 

Më Shumë