Biznes

A jeni gati të bëheni shefe?

Bonnie Marcus/ Forbes-Kur mendoni për një shef të stafit, mund t’ju shkojë mendja tek një person si John Kelly, i cili aktualisht mban një pozicion në administratën Trump. Së paku, kjo ishte pika ime e referencës derisa kohët e fundit kam biseduar me Caroline Pugh, shefen e stafit të Aneesh Chopra, e cila ishte shefe e parë teknologjike e Shteteve të Bashkuara nën mandatin e parë të Presidentit Obama dhe tani është presidente e Care Journey, një kompani të dhënash analitike të kujdesit shëndetësor. Para bisedës sime me Pugh, nuk isha në dijeni se shefat e stafit kanë role të fuqishme dhe me ndikim në sektorin privat dhe se ky rol është një mundësi e shkëlqyer për gratë ambicioze.

Shefat e stafit (COS) i shërbejnë një funksioni të rëndësishëm në botën e koorporatave. Ato sigurojnë kornizën e komunikimit me klientët, punonjësit dhe drejtuesit. CEO-t e zgjuar mbështeten në shefat e stafit të tyre për të zgjidhur problemet dhe për tu përballuar me nevojat e përditshme të kompanisë. Kjo i jep mundësi CEO-ve që të fokusojnë më pas përpjekjet e tyre në zhvillimin e strategjive për rritjen e kompanisë.

Pugh organizon ngjarje për shefat e personelit në Uashington. DC dhe ka bërë hulumtime rreth rolit dhe funksionit të saj në biznes. Ajo ka intervistuar dhe ka folur me dhjetra shefa stafesh duke përfshirë shefin e stafit të Rolls Royce, Marissa Mayer, Tony Hsieh (Zappos), ish nënkryetarin Biden dhe Jean Case.

Nga përvoja e saj si një COS, si dhe hulumtimet e saj, Pugh përshkruan përgjegjësitë e një COS-i tipik.

Shefit të Stafit në përgjithësi i caktohet një fokus fushe. Në Zappos, COS nuk është vetëm 'krahu i djathtë' i CEO-s (shefit të madh), por gjithashtu udhëheq kulturën dhe komunitetin. Në Rolls Royce, COS i përgjigjet rutinë Bordit dhe aksionerëve në emër të CEO-s ose edhe CEO-s. Shefes së stafit, Marissa Mayer i kërohet të jetë "inovatorja dhe mendimtarja e ardhshme" dhe të kërkojë që teknologjitë ose kompanitë e reja të fitojnë dhe të zhvillohen.

Shefi i Stafit në përgjithësi mendohet të jetë Drejtori Ekzekutivi apo 'krahu i djathtë' i CEO-s.

Përgjegjësitë shpesh përfshijnë:

Të marrë pjesë në takime në emër të shefit të madh nëse ai / ajo nuk mund ta bëjë atë.

Ndihmon CEO-n të caktojnë prioritetet për kohën dhe emërimet.

Shkruan draftet e para të propozimeve, emaile, letra etj.

Mban shënime gjatë takimeve ku CEO merr pjesë dhe ekzekuton urdhrat e takimit.

Vepron si krahu i djathtë i tij në komunikim me drejtuesit e tjerë në kompani, klientë apo aktorë të tjerë kryesorë në lidhje me punët e kompanisë.

Vepron si prodhuese ideshë dhe nismash të reja.

Ushtrimi i detyrës nën këtë pozicion, lehtëson kolegët ose punonjësit (drejtuesit e departamenteve ose personat e tjerë që i raportojnë CEO-s). Kjo do të thotë të jesh në gjendje të komunikosh dëshirat, nevojat, shqetësimet, idetë nga punonjësit tek bosi në një mënyrë efektive dhe efikase.

Si ndryshon roli i COS-it nga një COO? Natyrisht, përgjegjësitë ndryshojnë nga kompleksiteti dhe nevojat e një organizate, por sipas këtij artikulli: "Një COS është e angazhuar për CEO-n, jo për bordin apo personelin, përveçse nëpërmjet shefit të madh. CEO është përgjegjës për kontrollin dhe mbikëqyrjen e komunikimit, qeverisjes, përparimit teknologjik dhe, mbi të gjitha, konfidencialitetin me një partner të menduar  besimmadh  në atë hapësirë të izoluar. "

Si duhet të jetë një shef i mirë i stafit? Caroline sugjeron që nëse doni të jeni një shef cilësor stafi, është e rëndësishme të jeni shumë të organizuar dhe të punoni në mënyrë efikase dhe efektive. Duhet të jeni njerëz të orientuar dhe objektivë dhe të komunikoni mirë me lloje të ndryshme personalitetesh. Është gjithashtu e dobishme të keni aftësinë të mendoni përpara dhe të kapni problemet përpara se të lindin.

Mbi të gjitha, një shef i stafit duhet të jetë i gatshëm të përdorë fuqinë dhe ndikimin e tij për të udhëhequr nga mbrapa ‘kuintave’. Ai duhet të jetë i apasionuar pas rolit të tij dhe arritjes së misionit të organizatës dhe të jetë gtjithashtu një partner i fuqishëm për CEO-n.

Shumë shefa stafesh janë femra dhe ky rol ofron një mundësi unike për gratë që të kenë ndikim në një nivel të lartë. Për shembull, në një takim të fundit me shefa stafesh të organizuar nga Pugh, mbi gjysma e atyre që morën pjesë ishin femra. "Gratë që janë shefe stafesh po e ndajnë këtë rrugë karriere dhe mundësi me rrjetet e tyre", tha ajo. "Ka një efekt domino, ku tani gratë gjithnjë e më shumë janë shefe stafesh dhe krahë të djathtë të CEO-ve të kompanive më të mëdha të Fortune 500. Ato janë duke u pozicionuar si vala e ardhshme e drejtuesve të C-suite, gjë që është vërtet emocionuese. mund të jetë roli i vetëm që më në fund shmang pabarazinë gjinore në dhomat e këshillit ".

A jeni i interesuar për të mësuar më shumë? Sipas Pugh, ka të paktën një firmë rekrutimi COS që ka filluar ndërtimin e një platforme për lidhjen, rekrutimin dhe trajnimin e COS.

*Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë