Politike

‘A jemi një m*t Komisioni Ligjesh, apo çfarë jemi’/ Debati tek Ligjet nga deputetë të PD, Bushka: Keni prekur fundin

Debati i zhvilluar të hënën në Kuvend  është zhvendosur të martën në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku deputetë të PD-së kanë kërkuar llogari se pse ndaj tyre u mor masa e përjashtimit me 10 ditë

“Keni kaluar në Komisionin anti-ligjor? Na ke hequr 10 ditë punë dhe s’na keni njoftuar në Komision. Na dërgoni një mesazh, unë anëtar i sekretariatit të etikës, njoftohem vetëm 12 minuta përpara dhe nuk më vjen as materiali.  A jemi një m..t Komisioni Ligjesh, apo çfarë jemi?”, iu drejtua Saimir Korreshi deputetes të PS, Klotilda Bushka.“Të tërheq vërejtje për ruajtjen e etikës dhe nuk është procedurë e Komisionit të Ligjeve kjo...”, iu përgjigj ajo

“Ti s’mund të drejtosh një komision ligjesh…”, replikoi Korreshi. “M’u drejto me ju, jo me ti. Ta ndërpres fjalën…”, reagoi sërish Bushka

“Ti s’ke të drejtë të heqësh të drejtën e fjalës”, reagoi Korreshi. Në mbështetje i doli edhe deputeti Gazment Bardhi. “Ti s’ke të drejtë të dhunosh kolegun…”

“Dhunën përdoreni atje ku ju ecën, jo në Kuvendin e Shqipërisë. Mendova  se do flisnit për dhunë e një deputeti që goditi një koleg tjetër… Fundi i parlamentarizmit. Mendova se do kërkonit falje, që do distancoheni nga dhuna...Keni prekur fundin...”, tha Bushka duke ndërprerë edhe mbledhjen e komisionit të Ligjeve


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë