Art dhe Kulture

A janë 100 mln usd , sa 10 milionë dollarë në Botën e Artit?

Cila është shifra aktuale për një kryevepër?  Ndërsa  Sotheby, Christie dhe Philips bëhen gati për një javë ankandi, tregu për artin trofe është në fluks.

Shitja historike e një pikture të Leonardo Da Vinçit me vlerën e  450 milionë dollarëve, vjeshtën e kaluar, vazhdon të tronditë vlerat e artit në tregun e veprave të luksit, ndërsa shitësit e ankandeve përpiqen të menaxhojnë pritshmërinë e koleksionistëve dhe të rikalibrojnë nivelet e çmimeve për dhjetëra artistë të tjerë.

Deri kohët e fundit, 100 milionë dollarë ishin  një çmim marramendës për çdo vepër në ankand. Gjashtë vjet më parë, salloni i shitjeve Sotheby, në Nju Jork, shpërtheu në thirrma dhe duartrokitje kur shtëpia shiti “Britmën” e Edvard Munch-it për 119 milionë dollarë. E megjithatë kohët e fundit gjatë shitjes së pronës  së Peggy dhe David Rockfeller në Christie, salloni, i mbushur plot, ishte i qetë ndërsa vepra e Picasso-s “Vasha me shportë lulesh” – e cila kishte një vlerësim prej 100 milionë dollarësh –u  shit për 115 milionë pas një oferte të vetme me telefon.

Pas kësaj, tregtarët kanë thënë se duket  e paqartë nëse oferta pa shumë bujë  u var nga subjekti i Picasso-s – një vajzë e varfër e zhveshur –apo  pasqyroi një audiencë që ishte mësuar duke parë dhe paguar çmime me nëntë shifra për artin. “Mbase 100 milionë dollarë janë 10 milionë dollarët e rinj”, tha tregtari i artit Larry Gagosian.

Christie u shpreh se familja Rockfeller ishte e kënaqur nga çmimi i Picasso-s, duke shtuar se shitja e pronës shkoi në total 832 milionë dollarë, një shumë që nuk u qëndroi parashikimeve se mund ta kalonte 1 miliardë dollarë, megjithatë i tejkaloi çmuesit  e saj.

Simon Shaw,  një bashkë-drejtor në Sotheby mbi artin impresionist dhe modern në të gjithë botën ka thënë: “Po bëhet gjithnjë e më e vështirë t’u vësh çmim këtyre kryeveprave,  pasi njerëzit fokusohen aq shumë në to, por vetëm pak prej tyre në botë mund të konkurrojnë për to.”

Të hënën, Sotheby do të duhet të bindë një grusht njerëzish në botë, afro 1500 miliarderë për të kapur ofertën më të lartë të tyre: “Nudoja e mbështetur” e Amadeo Modigliani-t . që pritet të shitet për të paktën 150 milionë dollarë, çmimi më i lartë që një shtëpi ankandi ka kërkuar ndonjëherë për një vepër arti.

Portreti i 1917-ës portretizon një brune të zhveshur që sheh mbi shpatullën e saj teksa shtriqet në çarçafët e shpupurishur. Është Modeli më i madh në një seri prej të paktën 35 portretesh të modeleve nudo që Modigliani ka pikturuar për pajtuesin e tij, mes 1916 dhe 1919-ës. Kjo, që ka një sfond të gjelbër-gjahtarësh, do të shitet nga mbarështuesi i kuajve, irlandezi  John Magnier,  i cili e ka paguar Christie-n me 26.9 milionë dollarë për të më 2003-shin. Bloomberg e identifikoi z.Magnier si shitësin.

“Nudo e mbështetur” e Amadeo Modigliani-t, pikturuar më 1917, vlerësohet të kapë shifrën prej më shumë se 150 milionë dollarësh në shitje.

Shaw ka thënë se Sotheby e çmoi në mënyrë strategjike “Nudon e Mbështetur” me 150 milionë dollarë që të dukej si “një vlerë e madhe” krahasuar me nudot më të vogla të Modigliani-t nga e njëjta seri që Christie i shiti për 170.4 milionë dollarë  tre vjet më parë.

Ajo vepër kishte një çmim të kërkuar rreth 100 milionë dollarë. Sotheby gjithashtu zbuloi një investitor të jashtëm që kërkoi të blinte veprën,  nëse asnjë nuk e pengonte gjatë shitjes. Është një manovër që kompenson rrezikun e që synon të sigurojë shitësin,  por gjithashtu mund të prishë konkurrencën, sepse rivalët e dinë se duhet t’ia kalojnë ofertës së investitorit për të fituar veprën.   (Picasso-ja 115 milionë dollarëshe e  Christie-it  iu shit të ashtuquajturit garantues.)

Në total, shtëpitë e ankandit do të përpiqen të shesin të paktën një vlerë prej 1.7 miliardë dollarësh të artit impresionist, modern dhe bashkëkohor gjatë kësaj serie. Të tjera vepra trofe që ia  vlejnë të shihen: 

Constantin Brâncuși

Christie prej që “Portreti i një Vashe të sofistikuar ( Portreti i Nancy Cunard) të kapë të paktën 70 milionë dollarë.

Christie ka rivendosur rekordin për këtë skulptor rumun majin e shkuar kur shiti “Muzën e përgjumur” për 57.4 milionë dollarë. Të martën, do të kërkojë rreth 70 milionë dollarë për “Portreti i një vashe të sofistikuar ( Portreti i Nancy Cunard), një vepër e 1932 –shit me bronz dhe mermer të lëmuar që i bën homazh trashëgimtares së anijeve. Artisti e krijoi veprën më 1932-shin. Christie ka thënë se e ka shitur atë më 1955-ën kur një çift amerikan,  Frederick dhe Elizabeth Stafford, u ndalën në studion e tij në Paris gjatë pushimeve. Çifti pagoi 5 mijë dollarë dhe më pas ia dhanë hua  Muzeut Metropolitan të Artit për katër dekada. Tani, fëmijët e tyre po e shesin veprën.

David Hockney

Në moshën 80 –vjeçare, piktori anglez është më joshës së kurrë. Muzeu Metropolitan i Artit sapo ka mbyllur një retrospektivë të peizazheve plot ngjyra dhe portreteve dhe në fillim të muajit, një tjetër shfaqje Hockney “82 portrete dhe një natyrë e qetë”, u hap në Muzeun e Artit të Kontesë së Los Anxhelosit. Sotheby shpreson të maksimizojnë vëmendjen për të thyer rekordin e ankandit prej 11.7 milionë dollarësh, vendosur dy vjet më parë me “Pyjet e Woldgate-it”, 24, 25, 26 tetor të vitit 2006, një skenë pylli. Sotheby-i vlerëson se do e shesë “Autostrada e Bregut të Paqësorit dhe Santa Monica” – një pamje mali me ngjyra ylberi e vitit 1990, për të paktën 20 milionë dollarë.

Mark Grotjahn

Phillips planifikon të testojë tregun me  Të patitulluarat e z. Grotjahn  ( Një Maskë e madhe  skulpturore kopshti në qëndrim të lirë M24.g).

Pikturat plot ngjyra e pupla të maskave  këtij artisti nga Los Anxhelosi janë shitur me 16.8 milionë dollarë në ankand. Phillips planifikon të testojë një tjetër aspekt të tregut të z.Grotjahn  duke ofruar skulpturat e tij më pak të njohura, “Pa titull”

Grotjahn nisi të eksperimentojë më skulpturën më 2010 –ën dhe zëvendës kryetari Jean-Paul Engelen ka thënë se vepra e 2014 –ës është “një maskë me të cilën mund të ecësh vërdallë”. Çmimi që kërkohet: 500 mijë dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë