Shendet

A funksionon njësoj vaksina edhe për fëmijët?

Vaksinat e para të Covid-19 janë gati, por vaksinat e fëmijëve janë ende në eksperiment e sipër. Vaksinat që janë të sigurta për të rriturit mund të mos jenë të sigurta për fëmijët dhe provat pediatrike  nga kompanitë Pfizer dhe Moderna sapo kanë filluar.

Sidoqoftë, grupet e mësuesve dhe ekspertët mjekësorë thonë se fëmijët nuk kanë nevojë të vaksinohen kundër koronavirusit që shkollat ​​të rihapen dhe të jenë të sigurta.

“Nuk është aspak shqetësues fakti që fëmijët nuk jnë të vaksinuar për të hapur shkollat,” tha Colin Sharkey, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Edukatorëve Amerikanë.

Për pjesën më të madhe, kjo është një analizë e drejtpërdrejtë shkencore. Fëmijët e vegjël nuk paraqesin rrezik të lartë të infektimit dhe shumë rrallë përjetojnë simptoma të rënda të koronavirusit.

Gjithashtu, mendohet edhe fakti që mësuesit dhe edukatorët do jenë ndër të parët që do të vaksinohen. Madje edhe para se të vaksinohen mësuesit,  organizatat dhe ekspertët e shëndetit publik thonë se shkollat ​​fillore mund të rihapen për sa kohë që do të ndjekin protokollet për testimin, do të jenë të pajisur me mjetet mbrojtëse dhe kujdesen për distancën fizike dhe ventilimin.

“Ju mund të rihapni shkollat ​​fillore para se të keni vaksinën për mësuesit, pavarësisht se vaksina do të krijojë më shumë siguri,” tha Randi Weingarten, presidenti i Federatës Amerikane të Mësuesve.

Burimi: The Wall Street Journal/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë