Shendet

Personat alergjik, nuk duhet të bëjnë vaksinën anti-Covid-19

Rregullatorët shëndetësorë në Britani, ku po kryhet vaksina kundër Covid-19, kanë dhënë një udhëzues për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, që personat të cilët kanë pasur histori të reaksioneve alergjike më parë, nuk duhet ta bëjnë vaksinën. Ky vendim erdhi fill pas gjendjes së rënduar të dy punonjësve shëndetësor ditën e djeshme, të cilët kishin përjetuar reaksion alergjik në sapo kishin bërë vaksinën.

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) u ka dhënë këshilla paraprake mjekëve se personat që do të bëjnë vaksinën fillimisht duhet të pyeten nëse kanë alergji, ndaj medikamenteve, ushqimeve të ndryshme apo edhe vaksinave.

Stephen Powis, drejtor kombëtar mjekësor për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar në Angli, tha se ashtu si ndodh rëndom me vaksinat e reja, duhet që personat që bëjnë vaksinën të informojnë mjekët për gjendjet e tyre shëndetësore.

Punonjësit zhvilluan simptoma të “reaksionit anafilaktoid” menjëherë pas marrjes së vaksinës. Mjekët kanë treguar se ë dy punonjësit shëndetësorë janë mirë dhe po rikuperohen, por kjo duhet të jetë e rëndësishme për të gjithë personat e tjerë që do të vijojnë të bëjnë vaksinën.

“Pajisjet e reanimacionit dhe mjekët duhet të jenë në dispozicion për çfarëdolloj rasti, që mund të lind si pasojë e vaksinave. Vaksinimi duhet të kryhet vetëm tek personat që nuk janë të rrezikuar nga alergjitë,” u shpreh eksperti.

Burimi:The Guardian/Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë