Shendet

Autoritetet ndërkombëtare: Vendet e varfëra mund të mbeten pa vaksinë

Vendet e pasura po grumbullojnë doza të vaksinave për Covid-19 dhe njerëzit që jetojnë në vendet e varfëra do të humbasin mundësin për të kryrt vakainën, paralajmëron një koalicion i organeve të fushatës.
Aleanca e Vaksinave të Popullit - një rrjet organizatash përfshirë Amnesty International, Oxfam dhe Global Justice Now -thotë se gati 70 vende me të ardhura më të ulëta do të jenë në gjendje të vaksinojnë vetëm një në 10 persona. Kjo pavarësisht se vaksina Oxford-AstraZeneca është zotuar të sigurojë 64% të dozave të saj për njerëzit tek vendet në zhvillim. Po ndërmerren hapa për të siguruar që aksesi në vaksina  të jetë i drejtë në të gjithë globin. Ky angazhim i vaksinave, i njohur si Covax, ka arritur të sigurojë 700 milion doza të vaksinave që do të shpërndahen midis 92 vendeve me të ardhura më të ulëta që janë regjistruar. Por edhe me këtë plan të vendosur, "Aleanca e Vaksinave të Popullit" thotë se nuk ka mjaftueshëm vaksina për të qarkulluar dhe kompanitë e ilaçeve duhet të ndajnë teknologjinë e tyre për t'u siguruar që të prodhohen më shumë doza . Analiza e tyre zbuloi se vendet e pasura kanë blerë doza të mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë popullatën e tyre tre herë nëse të gjitha vaksinat miratohen për përdorim. Kanadaja, për shembull, ka porositur mjaft vaksina për të mbrojtur çdo kanadez pesë herë, pretendon aleanca. Dhe edhe pse kombet e pasura përfaqësojnë vetëm 14% të popullsisë së botës, ata kanë blerë 53% të të gjitha vaksinave më premtuese deri më tani.
"Askush nuk duhet të bllokohet nga marrja e një vaksine  për shkak të vendit në të cilin jetojnë ose shumës së parave në xhepin e tyre.Por nëse diçka nuk ndryshon në mënyrë dramatike, miliarda njerëz në të gjithë botën nuk do të marrin një vaksinë të sigurt dhe efektive për Covid-19 për vitet që vijnë," tha Anna Marriott, menaxherja e politikës shëndetësore të aleancës.


Aleanca e Vaksinave të Popullit u bën thirrje të gjitha korporatave farmaceutike që punojnë me vaksinat Covid-19, të ndajnë teknologjinë dhe pronën e tyre intelektuale në mënyrë që të prodhojnë miliarda doza  dhe t'i vendosin ato në dispozicion të kujtdo që ka nevojë për to.

"Kjo mund të bëhet përmes organizatës botërore të shëndetit,"thotë ajo.
AstraZeneca, kompania që prodhon vaksinën Covid të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, është zotuar ta bëjë atë të disponueshme jo për fitime por për njerëzit. Sipas ekspertëve është e mundur pasi është më lirë se të tjerat dhe mund të ruhet në temperatura të frigoriferit, duke e bërë më të lehtë shpërndarjen në të gjithë globin.Por aktivistët thonë se një kompani më vete nuk mund të furnizojë mjaft vaksina për të gjithë botën.
Vaksina Pfizer-BioNTech tashmë ka marrë miratim në Mbretërinë e Bashkuar dhe më të prekurit kanë filluar të vaksinohen këtë javë, ndërkohë vendet e varfëra janë ende në pritje.

Burimi:BBC/Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë