Për të gjithë ata që mbajnë një portkofol sa do të vogël në Bitcoin, por mbi të gjitha për ata që kanë investuar shuma të mëdha dhe kërkuesit e minierave në Blockcahin, ka një lajm të mirë pas periudhës së zymtë në lidhje me vlerën e monedhës virtuale. Çmimi i Bitcoin kërceu mi 8,000 dollarë, duke i dhënë monedhës virtuale më të madhe dhe më të qendrueshme në treg vlerën më të lartë në këto dy muaj.
Pas një gjysme të parë viti të shkuar si mos më keq, Bitcoin ka treguar shenja jete në javët e fundit. Kriptomonedha superoi 6,000 $ në fund të qershorit, duke tejkaluar 7,000 dollarët në javën e kaluar. Kulmi është arritur me shpejtësi ditën e martë në mbi 8,000 $ për çdo Bitcoin. Fitimi i deritanishëm prej 25% e vendos në rrugë të drejtë dhe në paqe për fitimin e dytë më të madh mujor këtë vit.
Bitcoin ditët e fundit është tregtuar me 8.200 dollarë, nivelin më të lartë që prej muajit Maj, sipas faqes CoinDesk
Disa vëzhgues të tregut kanë konfirmuar se të ardhurat janë ushqyer nga rritja e optimizmit që ka të bëjë me realizmin e fondit të parë të Bitcoin të negociuar në bursë. Menaxheri i aseteve Van Eck në Associates Corp. dhe startupi SolidX Management LLC i ka kërkuar muajin e kaluar Komisionit të Shkëmbimit dhe Sigurisë lejen për të lançuar një rregullator në lidhje me Exchange Trade Found për Bitcoin.
Bitwise Asset Management Inc., një menaxher i aseteve në San Francisko i specializuar në kriptovaluta, ka paraqitur pranë KSHZ-së lejen për të nisur një ETF që do të gjurmonte një indeks të 10 kriptovalutave më të përdorura si Bitcoin dhe Ethereum.
Instrumente të tilla mund të nxisin vlerësimin e Bitcoin duke e përçuar atë në një gamë më të gjerë investitorësh.
"Ka shumë zëra se një ETF Bitcoin më së fundi do të miratohet", tha Adrian Lai, drejtor menaxhues në BlackHorse Group, një firmë investimesh në Hongkong. "Nuk jam aq i sigurt. Është shumë optimiste të mendosh se kjo do të ndodhë, por tregu po reagon vërtet mirë me këtë spekulim. "
KSHZ ka qenë më parë rezistente ndaj miratimit të produkteve të tilla. Në janar, rregullatori kryesor i Wall Street-it, i mbylli derën miratimit të ETF-ve që mbajnë Bitcoin dhe kriptovaluta të tjera. Agjencia pyeste nëse produktet e tilla mund të ishin në përputhje me rregullat që synonin të mbronin investitorët individualë. Van Eck dhe SolidX, të dy me seli në Nju Jork, kanë thënë se propozimi i tyre është projektuar për të adresuar shqetësimet kryesore të KSHZ-së.
Sipas faqes Coinmarketcap.com, rimëkëmbja e fundit ndihmoi gjithashtu për të çliruar monedhat digjitale rivale si Etherium dhe Ripple, duke shtyrë kapitalizimin e tregut për të gjithë tregun e kriptovalutave me mbi 290 miliardë dollar. Por Bitcoin kohët e fundit ka filluar të ndahet nga paketa. Kapitalizimi i tregut të Bitcoin është rritur në 47% të tregut, nga 33% në janar.
Edhe pas valës së fundit, Bitcoin është ende poshtë rreth 60% nga kulmi i saj i fund vitit të kaluar. Selloff përfaqëson një kthesë të qartë që nga viti 2017, kur Bitcoin u rrit nga më pak se 1,000$ në gati 20,000 $, një garë maniake që tërhoqi vëmendjen në të gjithë botën. Lai i BlackHorse tha se entuziazmi për ETF tregoi se sa shumë persona e kanë mbështetur optimizmin e tyre në treg./WSJ/*Sabina Veizaj/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.