Një shpërngulje në një qytet të ri. Ndarja nga partneri pas disa vitesh lidhjeje apo dhe fillimi i një punë të re në një fushë komplet tjetër, janë ndryshime që ndikojnë shumë në jetë edhe në periudhën më të mirë. Ndikojnë akoma më shumë në një kohë pandemie.
Terapistët thonë se për shumë njerëz, pandemia ka theksuar problemet që tashmë ekzistonin.
"Më parë njerëzit ishin në gjendje “të maskonin” pakënaqësinë ose nuk ishte aq keq gjendja kur kishin mundësinë të takonin miq apo të bëjnë aktivitete", tha psikoterapistja Jennifer Stone.
Alexis Bleich, një trapiste tha se shumë nga klientët e saj janë të ‘etur’ për ndryshim. Monotonia që shënon ditët tani ka vepruar si një motivues i madh për ndryshimin e gjërave por me këtë vijnë shqetësimet se ndërmarrja e veprimeve mund të jetë e pamatur ose e paarsyeshme.
Sidoqoftë, problemet që mund të kenë njerëzit janë në përputhje me ato me të cilat po mundeshin para-pandemisë. Ato thjesht janë bërë shumë më të qarta tani që njerëzit nuk kanë shumë mundësi për të larguar mendjen.
"Frika dhe zhgënjimi nga jeta për një kohë kaq të gjatë mund të nxjerrë në pah shqetësime shumë reale, veçanërisht për klientët që po marrin vendime që janë të ndjeshme në kohë, të tilla si një shtatzëni apo edhe duke shkuar në shkollë", tha ajo.
Në Nju Jork, ku Bleich dhe Stone kanë zyrat, shumë klientë kanë menduar lëvizje të mëdha jetësore. Për shembull, me qira të larta, shumë janë duke menduar të jetojnë në periferi, me një oborr.
Kur klientët kanë një ide, por ndjehen të pasigurt, Stone u thotë atyre që edhe në kohën më të mirë, nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar se si do të dalë një vendim.
"Ajo që u them gjithmonë njerëzve është se duhet të shqyrtojnë me kujdes vendimet, por gjithashtu të pranohet se kurrë nuk do ta dimë me siguri 100% se ishte vendimi i duhur deri vonë", tha ajo.
Liz Higgins, një terapiste në Dallas tha se shumë klientë po konsiderojnë vendime të mëdha për marrëdhëniet, nëse do të vazhdojnë apo do të ndahen, ose nëse do të çojnë një marrëdhënie të shëndetshme në nivelin tjetër.
"Vetëm sepse kjo është një kohë e pafavorshme nuk do të thotë se nuk është koha e duhur për të ecur përpara me vendime më të mëdha për jetën", tha Higgins. Me gjithë stresin e natyrshëm në një pandemi, ju ende keni aftësinë për të marrë vendime të zgjuara pasi të keni menduar cdo gjë.
"Unë kam parë çifte që guxojnë duke vendosur të mbeten shtatzënë, duke blerë një shtëpi, duke vazhduar organizimet e dasmës dhe mënyra se si ata janë në gjendje ta bëjnë këtë në një mënyrë të shëndetshme është duke u kujdesur më shumë për shëndetin e marrëdhënies së tyre, duke kontrolluar cdo gjë me njëri-tjetrin dhe duke gjetur kohë për bisedës transparente, racionale rreth jetës dhe pritjeve të tyre”, tha ajo.
Kur mund të dëshironi të shtypni "pauzë" për një vendim derisa pandemia të jetë pak më shumë nën kontroll?
“Nëse mendoni se gabimisht mund t'i atribuoni ndjenjat tuaja në lidhje me pandeminë në zgjedhjet tuaja aktuale të jetës, bëni një pushim”, tha Gina Delucca, një psikologe në Kaliforni.
Ajo thotë se ka qenë një vit i pakënaqësisë, prandaj nuk duhet të habiten njerëzit nëse nuk ndihen mirë.
"Ndjenjat që keni në përgjigje të pandemisë, ndjenjat e shqetësimit, trishtimit, vetmisë ose mërzisë, janë reagime normale ndaj asaj që po kaloni. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se diçka nuk është në rregull me jetën tuaj aktuale", tha Stone.
Ajo thotë se njerëzi nuk duhet të veprojnë nëse nuk e kanë llogaritur mirë çdo gjë dhe të mos marrin parasysh ndryshimet që po bëjnë njerëzit përreth.
"Nëse disa miq kanë lëvizur ose kanë marrë vendime të mëdha për jetën, ju mund të ndiheni nën presion për të bërë të njëjtën gjë, por ne duhet të kujtojmë se çfarë është e drejtë për një person mund të mos jetë e njëjtë për një tjetër", tha Stone.
“Nëse jeni duke bërë një ndryshim, pyete veten: "A jam duke lëvizur drejt diçkaje apo larg diçkaje?", tha Dara Bu Elliott, psikologe.
Për shembull, është më e qëndrueshme të heqësh dorë nga një punë për të pranuar atë punë që është më në përputhje me vlerat dhe vizionin tënd për jetën tënde sesa të heqësh dorë për t'i shpëtuar një ndjenje shqetësimi dhe mërzie", tha ajo.
Jess Davis, një terapiste ndau një listë të shkurtër të pyetjeve që gjithashtu mund të ndihmojnë të përcaktohet nëse ndryshimi i madh i jetës është ‘thirrja’ e duhur:
A keni medituar apo kaluar kohë në reflektimin e thellë të rezultatit të dëshiruar për ndryshimin?
A keni një model për vendimmarrje impulsive?
A ishte ky ndryshim madhor i jetës në radarin tuaj para-pandemisë? Nëse po, a ka bërë diçka në mjedisin tuaj më të lehtë apo të vështirë për të bërë ndryshimin?
“Në fund, ndryshimet kryesore të jetës janë shumë personale dhe rrethanore”, tha Davis. Ju jeni eksperti për veten dhe vetëm ju mund të vendosni se cili është veprimi më i mirë.
"Në fund të fundit, ju jeni ai që duhet të jetoni me çdo vendim," tha Davis.
Burimi: Huffington Post. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.