Jete & Stil

A është lumturia ngjitëse? Studimet thonë po

Një buzëqeshje është falas dhe studimet kanë treguar se është edhe ngjitëse.

Robert Puff, psikolog dhe meditues thotë se njerëzit lidhen me një nivel lumturie të përbashkët, qoftë edhe me një buzëqeshje.

“Unë e kam bërë këtë për vite, dhe njerëzit ndonjëherë më ngacmojnë për këtë. Unë buzëqesh me të  gjithë kur jam duke udhëtuar, qoftë qytet i madh apo i vogël. Më pëlqen t'u buzëqesh njerëzve”, thotë Puff.

Bërja e kësaj ka një efekt pozitiv në jetën e çdokujt. Buzëqeshjet që kthehen në “përshëndetje” e bëjnë  jetën më të bukur.

Një studim në lidhje me këtë temë është kryer nga studiues në Universitetin e Harvardit dhe Universitetin e Kalifornisë, San Diego. Studimi përfshiu 5000 njerëz për më shumë se 20 vjet dhe qëllimi ishte të shihej nëse lumturia mund të ishte ngjitëse. Rezultatet: Është ngjitëse.

Lumturia nuk është ngjitëse vetëm për personin që takoni, por është ngjitëse edhe për të tjerët që ata takojnë. Lumturia përhapet në tre shkallë të ndikimit tek njerëzit. Pra, nëse një person bën të lumtur dikë, ai përsoni i dytë do të bëjë të lumtur një të tretë dhe kështu me radhë.

A funksionon trishtimi në të njëjtën mënyrë?

Studiuesit donin të kuptonin nëse trishtimi përhapet si lumturia dhe arritën në përfundimin se jo, trishtimi nuk është ngjitës.

Kuptoni se, herë pas here, mund të mos i qeshni dikujt në raste të  caktuara por e rëndësishme është që kur keni mundësi, buzëqeshni. Nëse një person nuk e pranon gjestin pozitiv, atëherë thjesht ndajeni atë me dikë tjetër.

Dhe nëse jemi duke luftuar me diçka që iu trishton, qëndroni me njerëz që janë të lumtur dhe kështu do fillojë zinxhiri i lumturisë ngjitëse.

Burimi: Psychology today. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë