Keshilla

A duhet të hani banane në mëngjes?

Banania është një frut i mrekullueshëm që mund të haset gjatë gjithë vitit. Druri i bananes rritet deri në 10 m lartësi dhe i përket familjes së orkidesë. Ky frut i ëmbël dhe i pasur me vitamina, është një nga më të preferuarit për të gjitha grupmoshat, nga bebet deri te pleqtë.

Vetitë ushqyese dhe kuruese

Ofron mbrojtje për sistemin kardiovaskular nga fibrat dhe kaliumi. Bananet janë shumë të pasura me kalium, një mineral ky nga më të rëndësishmit për të mbajtur presionin e gjakut në nivele optimale dhe për mbarëvajtjen e funksionit të zemrës. Duke qenë se përmban rreth 460 mg kalium, një banane në ditë mund të parandalojë hipertensionin dhe të mbrojë në këtë mënyrë nga arterioskleroza.  

Një banane në ditë është e këshillueshme, por cila është koha ideale për ta konsumuar

Banania nuk është një alternativë e mirë në mëngjes sipas Dr Daryl Gioffre, dhe kjo për shkak se banania ka 25% sheqer,që do të thotë një banane në mëngjes të jep energji në momentet e para, por të lë në një gjendje gjumi dhe lodhjeje vetëm pak më vonë. Probleme mund të sjellin edhe në aparatin tretës.

Për shkak se përmbajtja e lartë e sheqerit prish nivelin e insulinës, ju duhet ta mbani nën kontroll gjendjen e sheqerit gjatë gjithë ditës për të mos prishur ekuilibrin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë