Shendet

A duhet të fajësojmë dietat për problemet e fytyrës?

Dr. Anjali Mahto - Gjithnjë e më shumë pacientët janë të shqetësuar për mënyrën se si ushqehen, duke krijuar dieta të ndryshme në mënyrë që të kenë një organizëm të shëndetshëm. Si dermatolog konsulent, unë kam parë pacientët e mi që kanë pasur probleme me lëkurën, për vite me rradhë. Puçrrat janë një ndër problemet më të përhapura të fytyrës.

Gjatë gjithë viteve kam parë se aknet, puçrrat, pikat e zeza dhe shumë probleme të tjera të fytyrës po shtohen dita-ditës dhe shqetësimi që njerëzit kanë është mënyra se si ushqehen. Më vjen mirë që shoh një grup pacientësh të vendosur në klinikën time, që kanë dëshirë të kujdesen për veten.

Shumë prej tyre janë njerëz inteligjentë të cilët kërkojnë të kujdesen për shëndetin e tyre të përgjithshëm dhe jo vetëm të lëkurës. Në momentin që kanë ardhur në zyrën time për t’u vizituar, shumë prej tyre kanë harxhuar kohë dhe para, për të gjetur ilaçin e duhur dhe kanë përdoruar dieta të ndryshme në mënyrë që të shpëtojnë nga sëmundjet e lëkurës së fytyrës.

Dietologia Anjahi Mahto

Aspekti i të ushqyerit është një trend që shumë pacientë po e injorojnë. Disa prej tyre më tregojnë vazhdimisht se si nuk po konsumojnë ushqime të ndryshme si qumështin dhe sheqerin, duke u munduar të heqin pikat e zeza në fytyrë. Ata janë duke kufizuar në mënyrë aktive ushqimin deri në atë pikë ku është e qartë për mua se dalëngadalë, do të kthehen në anoreksik vetëm nga ideja se ushqimi është i lidhur me problemet e lëkurës.

Cila është marrëdhënia e problemeve të fytyrës medietën?

Kjo marrëdhënie është diskutuar për dekada dhe mbetet ende për t'u diskutuar. Disa studime mbi dietat lidhen me mënyrën se si njerëzit janë ushqyer gjatë gjithë kohës, por nuk e besoj se dikush do të mbajë mend se çfarë ka ngrënë javën e kaluar, apo para një viti, në mënyrë që të kuptojë se cili ushqim i bën keq për lëkurën. Sheqeri mund të luajë një rol të rëndësishëm në organizëm, por unë do të thoja se më e rëndësishme është sasia e sheqerit që përdorim.

Ajo që ne dimë është se ka një marrëdhënie nërritje midis zhvillimit të akneve dhe ushqimit që ka një indeks të lartë tëpërbërjes së sheqerit. Kështu që, potencialisht, sheqeri ka një rol të rëndësishëm, jo vetëm për lëkurën por për të gjithë organet e trupit tonë. Gjithashtu, kam shumë pacientë të cilët kanë reduktuar ushqimin, por vazhdojnë të kenë akne në fytyrë.

Etiketimi i ushqimit si problem është shumë i thjeshtë dhe nuk merr parasysh natyrën multi-faktoriale të akneve, që përfshin variacionet e hormoneve dhe gjenetikën. Dikush në rrugë ju thotë se keni akne vetëm sepse ju kanë parë duke ngrënë akullore në një ditë të nxehtë vere. Një i afërm i shqetësuar ju thotë se duhet të ndaloni së ngrëni çokollatë pasi do t'ju shfaqen pika të zeza. Postime të ndryshme në rrjetet sociale thonë se ju nuk keni një lëkurë të shëndetshme sepse po hani shumë produkte me përbërje brumi.

Ne jemi dukejetuar në një botë me mbingarkesë informacioni. Gjithkush që ka një faqe apo profil në rrjetet sociale na informon për mënyra të ndryshme të stilit të jetesës. Vetëm se dicka është e mirë për një shoqen tuaj, nuk do të thotë se do të jetë edhe për ju. Nëse ndiheni të dëshpëruar për shkak të problemeve të fytyrës është plotësisht e qartë se do t'i drejtoheni internetit për të marrë këshilla. Vështirësia është se jo të gjitha këshillat vlejnë njëlloj për të gjithë njerëzit. Jemi të gjithë të ndryshëm, me AND-në tonë unike, mjedisin dhe mikrobiomin e lëkurës. Aknet tashmë kanë qenë të lidhura me një sërë shqetësimesh për shëndetin mendor, si ankthi, depresioni dhe izolimi social. Shumë njerëz tregojnë se problemet e lëkurës kanë shkaktuar probleme me shëndetin mendor të tyre, saqë kanë arritur të kufizojnë në maksimum ushqimin që konsumojnë.

Kjo po ndodh nga ndikimi i rrjeteve sociale, ku njerëzit, blogerët dhe sharlatanët e mjekësisë premtojnë se do të zgjidhin problemin tuaj. Askush nuk e mohon se ushqimi i mirë është i rëndësishëm për lëkurën tuaj. Ushqimi ka role të shumfishta në shëndetin dhe sëmundjen e lëkurës, por kjo nuk është e njëjtë te të gjithë njerëzit. Pacientët më thonë vazhdimisht se komentet e këqija ndikojnë në shëndetin e tyre mendor ose krijojnë modele të parregullta të ushqyerjes. Ata më shumë merakosen se sa ushqehen.

Por cila është zgjidhja?

Nëse jeni duke vuajtur nga problemet e lëkurës së fytyrës, atëherë është e rëndësishme të kërkoni ndihmë mjekësore. Pokështu, nëse vëreni një person që ka të njëjtat probleme, ju duhet t'i këshilloni që të kërkojë ndihmë mjeksore dhe me anë të analizave specifike do të zbulohet nëse puçrrat, aknet apo pikat e zeza që keni në lëkurë, janë pjesë e gjenetikës apo ndikon mënyra e të ushqyerit. Duhet të jeni të hapur me mjekun ose dermatologun tuaj gjatë gjithë kohës! /BBC/

*Dr Anjali Mahto është një dermatolog, konsulent dhe autor i librave të ndryshëm për kujdesin e lëkurës


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë