Ne rrjet

A duhet rrëzuar ligji Për Arsimin e Lartë?

Nga Arben Malaj*


Ftesë për një diskutim midis kolegëve. Pse hedhja poshtë e ligjit të “Arsimit të larte” nuk është nje ide e dobishme? Këshilla që jepet në këtë rast është "Mos hidhni beben bashkë me ujërat e lindjes". Don't throw the baby out with the bathwater".
Një këshillë që është përdorur për herë të parë ne vitin 1512.
Çdo reformë ka tre kolona për të mirë funksionuar: (i) kuadrin ligjor, i cili duhet të pasqyroj ndryshimet shoqërore në fusha të caktuara; (ii) kuadrin institucional përgjegjëse për implementimin e reformës së miratuar dhe (iii) efikasitetin e institucioneve në implementimin, rishikimin dhe përmirësimin e dy kolonave të para, atë ligjore dhe atë institucional. Kjo kur ato pengojnë objektivin e ligjit.
Një nga sëmundjet e rënda të shoqërive dhe vendeve me histori të shkurtër ose të paktë institucionale është dorëzimi përballë punës së vështirë të implementimit të suksesshëm të reformave dhe gjetja e rrugës së shkurtër për ta filluar përherë nga e para. Kjo është konstatuar shpesh gjatë tranzicionit të vendit tonë, sidomos në reformat strukturore më jetike për zhvillimin tonë siç janë: arsimi, shëndetësia, gjyqësori dhe administrata publike,
Ligji aktual i “Arsimit të Lartë” ka dy elemente pozitivë: (1) kaloj një proces diskutimi publik dhe (2) me kryesorja ka bërë një ndarje të qartë të pjesës arsimimit me atë të administrimit. Pra e para ka objektivin dhe përgjegjësinë e rritjes dhe garantimit të lirisë akademike dhe pjesa e administrimit ka përgjegjësinë dhe detyrimin për rritjen e autonomisë financiare duke rritur shumëllojshmërinë e tyre.
Por periudha e implementimit ka nxjerrë probleme të cilat duhen identifikuar sa më profesionalisht, pa emocionin e momentit dhe duhen bërë pjese e përmirësimeve ligjore dhe institucionale të reformës në arsimin e lartë.
Implementimi i Ligjit te Arsimit të Lartë është dëmtuar shumë nga dy pengesa : (i) vonesat në nxjerrjen e akteve nënligjore dhe një ligj pa aktet nënligjore nuk funksionon dhe (ii) mos ngritja e institucioneve specifike implementuese të parashikuara në ligj.
Për të parën ne duhet të ndryshojmë procesin ligjore të përgatitjes së një reforme strukturore. Ligji bashkë me draft aktet nënligjore si VKM, udhëzime apo urdhra të ministrit përkates apo të drejtuesve të institucioneve përbërëse të implementimit të elementëve specifik të reformës. Draft reforma duhet të jete një pakete integrale, në procesin e hartimit, në procesin e komunikimit publik, në procesin e miratimit në qeveri dhe Parlament sipas nivelit aktual ligjore dhe nënligjore ku ato miratohen.
Pjesë e paketës duhet të jetë lista e akteve ligjore dhe nënligjore që duhet të dalin, institucioni përgjegjës dhe afati. Rritja e transparencës, qartësimi i objektit të një akti ligjor apo nënligjor, qartësimi i institucioneve përgjegjëse për ta përgatitur dhe ndjekur deri në miratim, qartësimi afatet të ndërmjetëse të monitorimit e rrit presionin pozitive për implementimin pa vonesa dhe të suksesshëm të një reforme.
Ndërsa bërja efektive e institucioneve të reja të parashikuara në ligj duhet të ketë një datë fikse mundësisht fillimin e vitit pasardhës, Këto institucione duhet të bëhet pjesë e buxhetit afatmesëm dhe buxhetit vjetore, njëkohësisht duhet të eliminohen vonesat në përzgjedhjet e drejtuesve dhe stafeve profesionale.
Është e dobishme që propozuesit e hedhjes poshtë të ligjit duhet të qartësojnë gabimet apo deformimet e ligjit në fuqi sipas elementeve specifik në kuadrin ligjore dhe institucional,
Propozimet për fatin e ligjit nuk mund të jenë imponuese nga akademike apo profesorë, sepse askush nga ne nuk është pronar i të vërtetës absolute, që siç edhe thuhet, vetëm një gjë absolute që çdo gjë është relative.
Përmirësimet mund të strukturohen nga akademikë, nga stafet implementuese të kolonës mësimdhënies dhe kolonës së administrimit, si edhe të përfshijnë propozimet nga studentët apo OJQ të fokusuara dhe specializuara në reformat e arsimit të lartë,
Do të mirëpres çdo komunikim me kolegët që do ti përgjigjen pozitivisht ftesë për një diskutim midis kolegëve duke komunikuar me emailin [email protected]
Koment i ish-ministrit Malaj në Facebook

"Mos hidhni beben bashkë me ujërat e lindjes", Karikatura e postuar nga Arben Malaj

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë