Lajme

Thirrja e studentëve për ambasadën amerikane: Na ndihmoni!

Përfaqësitë diplomatike ndërkombëtare kanë qëndruar larg komenteve për protestën e studentëve në Shqipëri, duke zgjedhur ta cilësojnë atë çështje të brendshme dhe të mos e komentojmë.

Por, përballë mosdakordësisë me Qeverinë, studentët kanë shtrirë dorën për ndihmë tek Ambasada Amerikane.

“Ne jemi një grup studentësh nga Fakulteti i Arkitekturës, Universiteti i Tiranës. Ne filluam protestat që i dhanë shpresën dhe optimizmin për të ardhmen. Sot, ne jemi në rrugë çdo ditë duke protestuar për atë që e konsiderojmë të jetë shumë e rëndësishme për të gjithë. Ne mendojmë se ju keni ndjekur nga afër atë që po ndodh gjatë këtyre ditëve. Studentët kanë qenë shumë këmbëngulës në kërkesat e tyre, por Qeveria ende po sillet në një mënyrë arrogante dhe të papërshtatshme për një qeveri demokratike. Do të donim të kërkonim ndihmën tuaj, që protestat tona të arrinin objektivat e saj. Ju lutemi konsideroni kauzën tonë si tuajën”, thuhet ndër të tjera letra.

Letra i drejtohet zonjës Daniel Koski, zv.ambasadore e SHBA në Tiranë dhe mban vulën e një grupi studentësh të Arkitekturës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë