Trend

A do të vendosnit një nga këto maska ‘selfie’?

Një kompani në San Francisko ka dizajnuar llojin më të ri të maskave, jo pak të çuditshme, që mund të vendosni për të ndihmuar në uljen e përhapjes së koronavirusit.
Gjatë pandemisë, maska është bërë pjesë e jona kur dalim nga shtëpia.
Shumë artistë, stilistë dhe të famshëm kanë dalë me modelet e tyre të maskave për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit, përfshirë Billie Eilish, Ariana Grande dhe Blackpink. Artisti kinez Ai Weiwei gjithashtu ka mbledhur mbi 1 milion dollarë për bamirësi, me shitjen e maskave që paraqesin veprat e tij artistike. Të gjithë janë munduar ta bëjnë maskën pjesë të modës dhe risive. Të njejtën gjë ka bërë dhe një kompani.

Me emrin "Maskalike", kompania, e themeluar në San Francisko nga Danielle Baskin shet maska me fytyrën e njerëzve. Si? Ato mund të personalizohen, janë selfie të gjysmës së fytyrës që mbulohet nga maska dhe tashmë mund të keni një pamje të plotë tuajen edhe pse me maskë.
Maska "selfie" kanë marrë një reagim të madh në mediat sociale, ku shumë e cilësojnë si një risi gjeniale por ka të tjerë që e shohin thjesht të mërzitshme.

Përveç selfies, maskat gjithashtu mund të jenë të dizajnuara për të paraqitur fytyrën e dikujt tjetër, me një version të përgatitur që përshkruan gojën, mustaqet dhe mjekrën e njohur të memes "Hide The Pain Harold" ose fytyrën e personazheve të njohur.

Shumë njerëz kanë porositur një maskë me fytyrën e shokut të tyre apo dikujt tjetër. Ka shumë mënyra, të gjitha me qëllimin që vendosja e maskës të bëhet sa më pak e bezdisshme dhe e mërzitshme.
Burimi:Dazed\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë