Analize

A do të marrë fund nënshtetësia për fëmijët që lindin në SHBA?

Ndërkohë që një karvan me mijëra emigrantë është nisur nga Amerika Qendrore drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Uashtingtoni zyrtar po përgatitet për zgjedhjet mes-mandatit, presidenti Donald Trump ka hapur një tjetër front lufte. Pak ditë para zgjedhjeve, shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se po përgatiste një urdhër ekzekutiv për të hequr garancinë kushtetuese që u jep nënshtetësisë të gjithë fëmijëve që lindin në tokën” amerikane. Vendimi duket se i është iu fundit në mësin e një paketë ligjore anti-emigracionit,  e cila përfshin edhe kufizimin e kartës së gjelbër. Marrja e nënshtetësisë nëpëmjet lindjes në shtetin amerikan është një mundësi që është shtryzuar edhe nga shumë qytetarë, shumica e të cilëve shkojnë në SHBA me vizë turistike. Mes frikës se mund të shpërthejë kur karvani më i madh t’i afrohet kufirit amerikan, të cilën mediat do të lidhin dashje-padashje me presidentin amerikan, SHBA-ja ka dërguar ushtrinë në kufi me Meksikën. Në përpjekje për të forcuar bazën e mbështetësve para zgjedhjeve për Kongresin, Presidenti Trump ka forcuar retorikën kundër emigrantëve, ndërkohë që mijëra po marshojnë mes dëshpërimit drejt Amerikës. Ne jemi i vetmi vend në botë ku një person vjen për të lindur këtu, dhe fëmija është në thelb një qytetar i Shteteve të Bashkuara për 85 vjet, me të gjitha përfitimet e mundshme", tha Trump gjatë një interviste radiofonike të martën e kaluar . "Është qesharake. Është qesharake. Dhe duhet të përfundojë. " Në fakt, të paktën 30 vende të tjera, duke përfshirë edhe Kanadanë, Meksikën dhe shumë shtete të tjera në hemisferën perëndimore, japin shtetësinë për qytetarët që lindin në territorin e tyre. Deklaratat e Trump janë kundërshtuar jo vetëm nga zyrtarët demokratë por edhe zyrtarë të partisë së tij. Kryetari i dhomës së Senatit, Paul D. Ryan, tha në një intervistë se presidenti nuk mund të heqë nënshtetësinë e lindjes me anë të një urdhri ekzekutiv. "Ai nuk mund ta bëjë këtë," tha Ryan ." Amendamenti i 14 është shumë i qartë dhe heqja e një garancie të tillë do të përfshinte një proces shumë të gjatë kushtetues.” Heqja e shtetësisë për fëmijët e emigrantëve pa dokumente ishte një ide që Presidenti Trump e paraqiti për herë të para gjatë zgjedhjeve presidenciale, ku kandidonte kundër Hillary Klinton.  Por të martën Shefi i Shtëpisë së Bardhe shkoi më tej duke deklaruar se do të gjente një rrugë për ndryshimin e Amendamentit të 14-të. Një ndryshimi i tillë kushtetues mund të miratohet vetëm nga shumica dërrmuese në Kongres, me dy të tretat e votave të të dyja dhomave të Kongresit ose përmes një konvente kushtetuese të kërkuar nga dy të tretat e legjislaturës shtetërore. Disa konservatorë kanë argumentuar gjatë se Amendamenti i 14-të kishte për qëllim të zbatohej vetëm për qytetarët dhe banorët e përhershëm ligjorë, jo për emigrantët të paligjshëm ose qytetarë të vendeve të tjera që shkojnë në SHBA me vizë turistike. Në një opinion të publikuar nga “The Washington Post” këtë vit, Michael Anton, ish-zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, tha se dhënia e  nënshtetësisë se lindjes bazohej falë një keqinterpretimi të amendamentit dhe në një vendimi të gabuar të Gjykatës së Lartë Amerikanë në 1898-ën. "Nocioni që thjesht lindja brenda kufijve gjeografikë të Shteteve të Bashkuara siguron automatikisht shtetësinë amerikane është një absurditet", shkruante Anton në korrik. " Diskutimi i kësaj ideje vjen pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se po transportontde më shumë se 5.000 trupa ushtare në jug kufirit, si pjesë e një aksioni ekzekutiv që Presidenti Trump ka ndërmarrë për të siguruar kufijtë amerikanë nga emigrantët. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka sinjalizuar gjithashtu se do të bllokonte marrjen e kartës së gjelbër nga emigrantët e ligjshëm që përdorin shërbimet e sigurimeve sociale, si ndihma ushqimore dhe ajo mjekësore. Propozimi nxiti jo pak zemërim në mesin e grupeve të të drejtave civile. Jess Morales Rocketto, kryetarja e një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve, e quajti idenë e presidentit si një përpjekje për "spastrim etnik". Kristen Clarke, presidente dhe drejtore ekzekutive e Komitetit të Avokatëve për të Drejtat Civile të Ligjit, e quajti idenë ilegale dhe ofenduese . "Përveç se është jokushtetues, ky urdhër ekzekutiv do të përkeqësonte paragjykimet racore dhe do të nxiste më tej përçarjet në të gjithë vendin", tha zonja Clarke në një deklaratë. Reagime të ngjashme kanë ardhur edhe nga mediat liberale amerikane, të cilat shprehen se shtetësia e pakushtëzuar është një tipar i shumicës së vendeve të së ashtuquajturës “Bota e Re”, përfshirë Kanadanë, Meksikën, Perunë, Brazilin, Argjentinën dhe të gjitha vendet e Amerikës Qendrore. Çfarë është e drejta e lindjes? Pas luftës civile, Kongresi amerikan vendosi t'u japë shtetësinë e plotë afrikano-amerikanëve. Megjithatë, kur kaloi amendamentin e 14-të në vitin 1868, Kongresi vazhdoi më tej dhe shkroi një rregull duke e bërë të qartë se çdo person, pavarësisht prej përkatësisë etnike ose prejardhjes kombëtare, kishte të drejtën e shtetësisë pas lindjes në SHBA. Kjo dispozitë, e cila do të përjashtonte vetëm fëmijët e ambasadorëve, thotë në mënyrë të qartë se: "Të gjithë personat e lindur ose të natyralizuar në Shtetet e Bashkuara dhe nën juridiksionin e saj, janë qytetarë të Shteteve të Bashkuara dhe të shtetin ku banojnë. " Nënshtetësia e lindjes në SHBA garanton gjithashtu edhe "mbrojtje të barabartë" për të gjithë personat. Së bashku me ndalimin kushtetutës për mbajtjen e titujve mbretërorë, amendamenti garanton gjithashtu se SHBA-ja nuk duhet të tolerojë asnjë dallim ligjor për shkak të prindërve apo trashëgimisë, idetë që lidhen me shoqëritë aristokrate. Në SHBA, të gjithë fillojnë në të njëjtin “aeroplan”. Por dispozita e nënshtetësisë nga lindja në SHBA u kundërshtua sërish në vitin 1898, në kohën e armiqësisë ndaj emigrantëve. Shumë zyrtarë e pyetën gjykatën supreme nëse amendamenti do të zbatohej për fëmijët e emigrantëve që lindin në SHBA.  Gjykata u përgjigj në gjuhë aq të thjeshtë sa vetë amendamenti: "Shtatzënia me lindje përcaktohet nga vetë fakti i lindjes sipas rrethanave të përcaktuara në kushtetutë". Amendamentet e Kushtetutës Amerikane dhe vendimet e gjykatës supreme tregojnë se Presidenti Trump nuk mund të heqë njëanshmërisht shtetësinë e lindjes. Megjithatë, një grup dijetarësh sugjerojnë një interpretim radikal dhe shumë i ndryshëm i amendamentit të 14-të mund të përdoret si justifikim për heqjen e kësaj dispozite. Sipas pikëpamjes së tyre, fjalët "nën juridiksionin e saj" do të thonë diçka ndryshe përveçse përjashtimit të fëmijëve të ambasadorëve. Ata pohojnë se vetëm qytetarët dhe banorët e ligjshëm të cilët kanë treguar "besnikëri" ndaj SHBA-së janë nën juridiksionin e Shteteve të Bashkuara dhe vetëm fëmijët e qytetarëve që respektojnë ligjin dhe banorët e ligjshëm kanë të drejtën e shtetësisë amerikane. Sipas pikëpamjes së tyre, fëmijët e emigrantëve pa dokumente nuk kanë të drejtën e shtetësisë. Sipas Corey Brettschneider, profesor i shkencave politike në Universitetin Broën, ky lexim radial është në kundërshtim me kushtetutën dhe vendimet e gjykatës së lartë, por po përdoret nga Administrata Amerikane për të fituar pikë politike përpara zgjedhjeve mes-mandatit.  “Në mënyrë të veçantë, ndryshimi i 14-të fokusohet në të drejtat e fëmijëve të lindur në SHBA, jo në ato të prindërve që i kanë lindur”, thotë ai për “The Guardian”.  Sipas Brettschneider Trump po kërkon të përfitojë politikisht nga frika e emigrantëve dhe po përpiqet të ndajë njerëzit në bazë të vendit ku vijnë. “Nuk duhet të jesh jurist për ta kuptuar. Nëse keni të lindur në SHBA, jeni shtetas amerikanë. Është kaq e thjeshtë. Asnjë interpretimi i errët ligjor nuk mund ta ndryshojë këtë”, shprehet ai.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë