Politike

A do të hapen negociatat? Ambasadori gjerman: Pyetje 1 mln dollarëshe

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, pas një takimi me kryetarin e Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ka folur për ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE

I pyetur nëse do të hapen negociatat për Shqipërinë këtë vit, ambasadori gjerman u përgjigj:  “Është një pyejte 1 milion dollarëshe... Ne do të punojmë me partnerët dhe ende shpresojmë që do të jete ajo dritarja e mundësisë, ne e kemi të nevojshme, ne duam t’i respektojmë premtimet tona si Bashkim Europian por nuk varet nga ne...”

Ambasadori Zingraf komentoi edhe ecurinë e reformës në drejtësi, duke nënvizuar se kjo reformë ka nevojë që të ecë përpara.

Lidhur me një situatë të re politike që do të krijohet në Shtator me pjesëmarrjen e opozitës në Kuvend dhe mundësinë e një marrëveshje të gjerë mazhorancë-opozitë, ambasadori gjerman tha se do të mirëpriste vijimin e reformës zgjedhore mes palëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë