Kinema

A do e shpëtojë kinemanë ky film?

Që kur kinematë mbyllën dyert e tyre këtë pranverë, njerëzit kanë folur për filmat që ata janë të dëshpëruar për ti parë dhe do vrapojnë ti shohin sapo dyert e kinemasë të hapen përsëri. Për disa është 'Wonder Woman' e 1984, për të tjerët është filmi i fundit 'Bond' i Daniel Craig, por filmi që përmendet më shpesh në këto diskutime është "Tenet", një film aksion-triller nga producenti i njohur Christopher Nolan. Në mars u pohua nga drejtuesit se Tenet do të ishte në ekranet e mëdha kudo në mes të korrikut. Nxjerrja e këtij filmi në kinematë botërore nënkuptonte që kinemaja po kthehej.
Fatkeqësisht gjërat nuk funksionojnë gjithmonë ashtu siç pritej. Në qershor, drejtuesit e studios Warner Bros pranuan që situata nuk po përmirësohej aq shpejt sa kishin shpresuar, veçanërisht në SHBA. Me një buxhet të raportuar prej më shumë se 200 milion dollarë, Tenet duhet të shihet nga një audiencë e gjerë në mënyrë që të arrihet objektivi, kështu lansimi i tij u shty përsëri në fund të korrikut dhe pastaj në mes të gushtit e kështu me rradhë deri tani që plani aktual është që Tenet do të dalë në të gjithë botën në 26 gusht.
Çfarëdo që të ndodhë, dihet që rihapja e kinemave duhet të lidhet me një nga shenjtorët e filmave. Christopher Nolan ka qenë prej kohësh një nga fansat më të zellshëm i kinemasë, dikush që përpiqet t'ia kalojë pasionin e tij për median kujtdo që do ta dëgjojë. Atij i pëlqen të bëjë filma rreth burrave obsesivë dhe askush nuk është më obsesiv për filmat sesa ai.
Nolan përfundoi filmin e tij të parë në 1998, duke e xhiruar atë gjatë fundjavave me miqtë dhe familjen.

Regjisori Christopher Nolan

Një letër dashurie për kinemanë
Kjo nuk është e dukshme vetëm në intervistat e tij, por edhe në filmat e tij. Temat e shumta që përfshijnë kujtime, baballarë që mungojnë, gra të pabesueshme por në themel të të gjitha këtyre është një magjepsje me procesin e krijimit të filmit dhe si mund të përdoret për të arritur efekte që do të ishin të pamundura në një shfaqje live ose në një libër.
 Një nga sekuencat më prekëse në filmin 'Interstellar', për shembull, është kur një astronaut i luajtur nga aktori Matthew McConaughey shikon shumë mesazheve të fëmijëve të tij dhe sheh se si ata janë rritur pa të. Pra atij nuk i intereson që ndodhet në një planet tjetër, prekës ështe ky moment.
Dom Cobb i luajtur nga Leonardo DiCaprio, në filmin 'Incepsion' është një spiun që vjedh sekretet nga mendjet e pavetëdijshme të manjakëve me një ndihmë të vogël nga një valixhe magjike e mbushur me butona dhe kabllo, ai dhe ekipi i tij projektojnë psikikun në ëndrrat dhe synimet e tyre. Ndërsa ato mendojnë se po largohen siç bëjnë çdo natë, butoni i Cobb bredh përmes mendimeve të tyre, duke i ndihmuar ata të tregojnë strategjitë afatgjata të investimeve të kompanive të tyre. Si shumë kriminelë të kinemasë, ai pranon të marrë përsipër “një punë të fundit”, duke depërtuar në ëndrrat e djalit të një industrialisti, Robert Fischer (Cillian Murphy) dhe duke e bindur atë të shkatërrojë kompaninë e babait të tij.
Ajo që bie në sy është se asnjë nga ëndrrat nuk është diçka si ëndrrat që kemi në realitet. Ëndrrat tona janë të palogjikshme, fragmentare, me lokacione që vazhdojnë të ndryshojnë dhe fytyrat që vazhdojnë të ndryshojnë. Por ëndrrat në film janë saktësisht të detajuara dhe të organizuara në mënyrë rigoroze, me ambiente që duken tamam si vende fizike dhe njerëz që nuk shndërrohen kurrë në gomarë ose të dalin nëpër dritare.

Nolan thotë që mënyra se si punon ekipi në film është shumë e ngjashme me mënyrën se si u bë vetë filmi.
"Përfundimisht duket se është një film për veten" thotë ai.
Nolan thotë që filmi "Tenet" është ai që "Unë synoja të bëja një ditë". Tani për tani na ngelet vetëm të presim ardhjen e 'Tenet', film në të cilin heroi i John David Washington mëson për një procedurë misterioze të kthimit të kohës. Traileri tregon se si Nolan e vuri në ekran atë procedurë. Ai filmoi disa pamje të një anijeje duke shëtitur në një oqean dhe një makinë që binte poshtë një rruge dhe më pas ai i kthej ato pamje prapa.
Është e thjeshtë, është një ndërlidhje që nuk mund të bëhet në një libër apo një shfaqje.
 Kjo është ajo që e bën Tenet një projekt perfekt. Është kinema e pastër.

Burimi:BBC\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë