Përfaqësues të Industrisë Shqiptare të Ushqimit, (Albanian Food Industry) në një takim të zhvilluar sot kanë diskutuar problematikat e sektorit si pasojë e rritjes së barrës fiskale.
Për ta, mënyra e re e aplikimit të TVSH-së, godet prodhimin bujqësor vendas, fermerin, industrinë e përpunimit dhe tregtinë në vend.
Nga 1 janari 2019-të TVSH-ja e prodhimit primar bujqësor; lënda e parë autofaturohet me 6% dhe industrialistët / tregëtarët / grumbulluesit paguajnë 14%.
“Duke i konsideruar këto ndryshime drastike dhe fatale për të gjithë sektorin e prodhimit bujqësor primar dhe industritë agropërpunuese, që në datën 5 Dhjetor 2018, e në vijim i jemi drejtuar me shkresa dhe kemi marrë takime me funksionarë të të gjitha niveleve të Ministrisë së Bujqësisë, Financave dhe Sipërmarrjes, drejtues të Komisioneve parlamentare të Veprimtarive Prodhuese dhe Financave, si edhe Kabinetin e Kryeministrit ku përveç shpjegimit të pasojave të kësaj vendimmarrje kemi kërkuar të na vihen në dispozicion relacione, studime, opinione, proces verbale të konsultimit publik, në të cilat është mbështetur marrja e këtij vendimi. Kështu, kemi kërkuar të dimë: a është përilogaritur sa do të jetë kostoja e kësaj takse të re për prodhimin primar bujqësor vendas. Sipas përllogaritjeve tona kjo kosto tejkalon vlerën e 100 milion EUR në vit; Nëse është përllogaritur, a ka ndonjë parashikim se kush do ta mbajë këtë barrë të re fiskale?”- janë shprehur gjatë diskutimit përfaqësues të grupeve të interesit. Sipas tyre, barra fiskale do të cënojë rëndë edhe sigurinë ushqimore.
“Përmes kësaj vendimmarrje është krijuar një situatë unikale jo vetëm në Shqipëri por kudo ku vepron ky ligj që blerja dhe shitja me të njëjtin çmim krijon detyrim për pagim TVSH-je. Të bindur se nuk ka asnjë argument ligjor e logjik që mbështet këtë vendimmarrje i kërkojmë Qeverisë dhe Institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt të jetë e mundur për vendosjen e normalitetit në sistemin fiskal të sektorit të bujqësisë dhe agroindustrisë. Në këtë kontekst do të propozonim barazimin e nivelit të TVSH në blerje e shitje në masën 6% për produktet bujqësore dhe ushqimore bazike për jetën e njeriut si: bulmeti, mishi, buka, uji, etj.”- kërkojnë fermerët duke argumentuar se solidariteti social me shtresat në nevojë parashikon taksimin minimal për nevojat bazë jetike siç është ushqimi. Gjithashtu sipas tyre, kërkesat bazohen në harmozimin e legjislacionit fiskal për produktet bazë ushqimore me të gjitha vendet e rajonit dhe Europës të cilët aplikoinë nivel TVSH nga 4- I 0%, në vartësi të TVSH standarte.
Ata janë të bindur se ky nivel i TVSH-se do të çojë drejt zerimit të informalitetit, do të rrisë sigurinë ushqimore, do të krijoië kushte më të mira të konkurrueshmërisë të prodhimit vendas në treg duke mos ndikuar pothuaj aspak në nivelin e të ardhurave të buxhetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.