I gjithë vendi është përfshirë nga një shtjellë ciklonike e pozicionuar në Detin Mesdhe, e cila ka rikthyer reshjet në vendin tonë. Dita e sotme dominohet nga reshje shiu në zonën perëndimore, ku ka edhe stuhi të izoluara në Jug, ndërsa në zonat malore është rikthyer bora deri në lartësitë 600 metra mbi nivelin e detit. Kjo situatë shoqërohet me erë të vrullshme me drejtim Juglindje me shpejtësi mbi 20 m/sek dhe valëzimi është i fortë në detet Adriatrik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie graduale. Në fundjavë temperaturat do të zbresin ndjeshëm.
Në zonat malore -4- 4 gradë celsius
Në zonat e ulëta 2-12 gradë celsius
Në bregdet 5-14 gradë celsius.
Për më shumë nga të dhënat e fundit të motit, klikoni në:
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.