Menaxherët e fermave janë ata që kanë përgjegjësinë për prodhimin rutinë dhe financat normale ditore për të qeverisur një fermë. Si të tillë, ata mund të mendohen si fermerë (bujq); ata kanë vendimmarrjen për çfarë të prodhojnë ose sa bagëti do rriten, po ashtu sa materiale dhe kur do të blihen dhe për shitjen e stokut. Vetmë një person për fermë mund të identifikohet si menaxher ferme. Shpesh menaxheri i fermës është edhe zotëruesi i saj, por kjo nuk duhet të ndodhë sidomos kur ferma ka një formë ligjore.

Në 2016, shtatë në çdo dhjetë (72 %) e menaxherëve të fermave në 10.5 milionë ferma në Bashkimin Europian, ishin meshkuj.
Vendet e BE-së me raportin më të lartë të femrave menaxhere fermash ishin Letonia dhe Lituania (të dyja 45 %), të ndjekura nga Rumania (34 %) dhe Estonia (33 %). Në kontrast, ishin katër vende anëtare ku femrat menaxhere ishin nën 10 %: Hollanda (5 %), Malta (6 %), Danmarka (8 %) dhe Gjermania (10 %).

Në terma moshorë, shumica (58 %) e menaxherëve të fermave ishin të moshës 55 vjeçare ose më shumë. Vetëm një në çdo 10 (11 %) menaxher fermash ishin nën 40 vjeç dhe përqindja ishte më e vogël kur bëhej fjalë për moshën e menaxhereve femra (9 %).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




