Bota

Samiti Trump-Putin-Xi në Kinë, presidenti amerikan: Të ndalet përhapja e armëve bërthamore!

Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti kinez Xi Jingping dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë nisur takimin e tyre historik trepalësh në Shenzhen të Kinës, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.

Një prej çështjeve kryesore të diskutimeve siç tha edhe presidenti Trump është kufizimi dhe reduktimi i armëve bërthamore. Trump ka shprehur interesin për një marrëveshje të re që do të përfshinte tri fuqitë më të mëdha bërthamore, duke argumentuar se përhapja e këtyre armëve përbën një rrezik serioz për botën.

“Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara po diskutojnë se si të zvogëlojnë numrin e armëve bërthamore në botë dhe gjithashtu të zvogëlojnë rrezikun që këto armë të përdoren ndonjëherë me një fuqi të papërshkrueshme. Ne kemi shqyrtuar potencialin për reduktimin e armëve. Po ju them qartë, do të jetë një gjë shumë e vështirë për t’u bërë, sepse sapo të keni armë bërthamore, është e vështirë të hiqni dorë prej tyre”, tha Trump.

Nga ana tjetër, presidenti kinez Xi Jinping ka kërkuar bashkëpunim më të madh ndërkombëtar për përballimin e sfidave globale, duke e vendosur diplomacinë dhe koordinimin mes fuqive të mëdha në qendër të diskutimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë