Shendet

Rast me malarie në Shqipëri, pacienti është një qytetar i huaj

Një rast me malarie është konfirmuar në vendin tonë. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një të huaj, i cili ka ardhur nga Kamboxhia.

Pacienti ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe sipas informacionit të Ministrisë së Shëndetësisë, ai është larguar nga spitali.

Edhe pse Shqipëria nuk është vend në rrezik për shpërthimin e malaries, rastet nuk kanë munguar para disa vitesh nga persona që kanë ardhur nga vende të treta ndërkohë që Artan Simaku, mjek epidemiolog pranë ISHP thotë se gjithmonë kanë qenë raste të importuara nga jashtë.

Sipas të dhënave të Sistemit Elektronik të Sëmundjeve Infektive (SISI), gjatë periudhës 2022–2026 në Shqipëri janë raportuar gjithsej 12 raste me malarie.

Gjatë pesë viteve të fundit nuk është evidentuar asnjë rast i transmetimit autokton të malaries në vendin tonë.

Malaria transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara dhe mund të shkaktojë temperaturë të lartë, të dridhura, dhimbje koke dhe komplikacione të rënda nëse nuk trajtohet në kohë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë