Politike

“Protesta u instrumentalizua politikisht”/ Rama në Asamble: U kthye në ofensivë dhune

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, deklaroi se protesta e nisur për arsye të tjera është instrumentalizuar politikisht dhe është shndërruar në një ofensivë dhune.

Sipas kryeministrit, në dukje drejtohet kundër qeverisë, por në fakt kundër mënyrës se si mazhoranca kërkon ta çojë Shqipërinë përpara.

“Protesta u kthye në ofensivë dhune kundër rrugës që po merr Shqipëria. Kush udhëheq duhet të kuptojë se ku ndodhet vendi pikërisht atëherë kur zhurma dhe tymi ngrihen më lart se zakonisht. Duhet të kuptojë se çfarë është e rëndësishme në ato që janë arritur, çfarë rrezikon të humbasë vendi nën presionin e zhurmës dhe pengesën e tymit dhe si duhet ushtruar përgjegjësia e drejtimit pa humbur kthjelltësinë e shikimit. Ky është një moment i tillë”, tha Rama, duke shtuar se në raportin e fundit  për zgjerimin, KE-ja ka shkruar një frazë, “e cila nuk ka zënë vend, se s’ka se si të zërë vend asgjë që ka një rëndësi domethënëse për ecurinë e vendit, në kushtet kur vendi po jeton nën presion të brendshëm përmes instrumentalizimit politik të një proteste të nisur për arsye krejt të tjera dhe të degraduar në një ofensivë dhune, në dukje kundër qeverisë, por në fakt kundër mënyrës se si ne duam që Shqipëria të shkojë përpara”, tha Rama në Asamblenë e PS-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë