Ditën e sotme ajri i ngrirë nga arktiku goditi vendin tonë kryesisht në Juglindje. Temperaturat u ulën edhe më në ekstreme, poshtë mesatares së Muajit Janar. Në mëngjes temperaturat në zonat malore ishin -12 deri në -16 gradë. Në Shqipërinë qendrore temperaturat shkuan -8 gradë celsius. I ftohti mbërtheu edhe bregdetin. Edhe qytetet më të ngrohta si Saranda dhe Vlora u gdhinë me temperatura deri në -5 gradë celsius. Kryeqyteti u zgjua me -7 gradë.
Më tej gjatë ditës moti do të mbetet me temperatura të ulëta në zonat malore -4 deri ne 0 gradë dhe në zonën e ulët dhe bregdet 5 -6 gradë celsius.
Por të mërkurën masat e ftohta arktike do të tërhiqen duke u zëvendësuar me masa ajri më të ngrohta mesdhetare të paqëndrueshme. Priten reshje shiu në zonën perëndimore të vendit, dhe borë intensive në verilindje juglindje. Edhe në zonën qendrore deri në lartësi 400 -500 metra në nivelin e detit temperaturat do të rriten me 5-10 grade celcius.
Lexoni parashikimin më të dhëna të rifreskuara të motit çdo 1 orë në gazeta “Si”# MOTI
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.