Komisioni Europian ka vlerësuar nivelin e përafrimit të Shqipërisë me legjislacionin e Bashkimit Europian në fushën e politikës monetare, në Raportin e Progresit për vitin 2026, të publikuar këtë të mërkurë.
Në dokumentin e Brukselit theksohet se Shqipëria ka arritur një nivel të lartë përafrimi me acquis-in e BE-së sa i përket ndalimit të aksesit të privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare.
“Për politikën monetare, Shqipëria ka një nivel të lartë të përafrimit me acquis-in e BE-së në lidhje me ndalimin e aksesit të privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare. Legjislacioni është i përafruar me acquis-in e BE-së për pavarësinë e bankës qendrore dhe ndalimin e financimit monetar të sektorit publik”, thuhet në raport.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje