Partia Popullore Europiane, grupimi politik kryesor i qendrës së djathtë në Europë, ka dënuar dhunën në protestat që janë zhvilluar prej disa ditësh në Shqipëri.
Përmes një reagimi, PPE thekson se çdo akt dhune dhe sulm i paligjshëm, veçanërisht ndaj pronës apo personave të tjerë, nuk ka vend në një demokraci.
Sipas PPE, problemet aktuale në Shqipëri duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik.
Po ashtu PPE thekson se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe e drejta e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të mbrohet.
Një thirrje PPE e ka edhe për forcat e rendit në Shqipëri, të cilëve u kërkojnë që të veprojnë në mënyrë proporcionale.
Sipas PPE, çdo pretendim për përdorim të tepruar, të paligjshëm dhe joproporcional të forcës nga ana e tyre, duhet të hetohet menjëherë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje