Bota

Trump kundër frenimit të AI: Jemi 1 vit e gjysmë para Kinës, pse duhet të heqim dorë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka darkuar me drejtorin ekzekutiv të Anthropic, Dario Amodei, ku dhe ka përsëritur kundërshtimin e tij ndaj ngadalësimit të zhvillimit të inteligjencës artificiale.

Trump ka përsëritur gjithashtu bindjen e tij se rregulloret e reja rrezikojnë t’i mundësojnë Kinës të kalojë Shtetet e Bashkuara në garën për inteligjencën artificiale.

Megjithëse pranoi shqetësimet e Amodeit lidhur me rreziqet e një zhvillimi tepër të shpejtë të inteligjencës artificiale, presidenti deklaroi se për Uashingtonin është më e rëndësishme të ruajë epërsinë teknologjike ndaj Pekinit.

“Jemi rreth një vit e gjysmë përpara Kinës. Jemi në krye dhe po ndërtojmë struktura me vlerë mijëra miliarda dollarë. Pse duhet të heqim dorë prej tyre? “, tha Trump për Fox News.

Takimi i tij me Dario Amodein vjen në një kohë kur drejtuesit e kompanive rivale të Anthropic kërkojnë ngadalësimin e zhvillimit të sistemeve gjithnjë e më të fuqishme të inteligjencës artificiale. Mes tyre janë OpenAI, DeepMind e Google dhe Microsoft.

Presioni për një ndërhyrje federale është forcuar pasi OpenAI deklaroi në korrik se, gjatë një testi sigurie, një agjent autonom i inteligjencës artificiale kishte dalë jashtë kontrollit dhe kishte hyrë në sistemet e një kompanie tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë