Shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas thotë se raportet e inteligjencës tregojnë se Rusia po planifikon më shumë sabotime në Evropë.
“Ne duhet të jemi vigjilentë sepse shohim në raportet e inteligjencës se Rusia po planifikon më shumë akte sabotimi dhe sulmesh kundër demokracisë sonë, për të ndarë shoqërinë tonë, për të frikësuar shoqëritë tona që të mos e ndihmojnë Ukrainën”, tha Kallas përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Bruksel.
Kaja Kallas tha gjithashtu se BE-së i duhen më shumë anije për ta bërë operacional misionin e saj “Mburoja” për të mbrojtur anijet në Detin e Kuq.
Duke folur pas mbërritjes së saj në takimin e ministrave të mbrojtjes të Evropës, Kallas tha se po u bën thirrje shteteve anëtare të kontribuojnë më shumë në mision, por ende nuk ka marrë angazhime të reja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje