Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të ashpër në Kuvend, ku ka folur për situatën në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe përgjimet ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka përmendur edhe deputetin socialist Ulsi Manja, duke pretenduar se emri i tij është i përfshirë në komunikime apo veprime të lidhura me çështjen që ai po denonconte.
“Kjo seancë do të hyjë në histori si seanca më e turpshme e mbledhur ndonjëherë. Sot, parlamenti mblidhet si parlamenti i Ergus Agasit, si parlamenti më i papërgjegjshëm në tërë historinë kombëtare të një vendi. Sot, për çdo shqiptar që i thotë vendit vend, sigurisë, siguri, çështje e të gjitha çështjeve është shembja totale e sigurisë së vendit, mbasi kryetarja e SHISH rezulton një anëtare e poshtër e grupit të strukturuar kriminal ‘Agasi’”, tha Berisha, duke shtuar se në këtë sallë ka paralajmëruar se ai është mafiozi më i rrezikshëm i Europës, sepse kontrollonte si asnjë tjetër në Shqipëri dhe Europë kartelet e drogës, të gjithë internetin e territorit të vendit, të gjitha sekretet e këtij shteti dhe SHISH.
“Ai kishte fuqi të pakufizuar dhe këtë e kishte nga Padrino i vendit”.
Berisha tha gjithashtu se rasti i Vlora Hysnit është rasti i rrallë në botë.
“El Chapo i Venezuelës që punoi me kartelet, është shefi i shërbimit të Guines-Bisau, të cilën kartelet e shndërruan në shtetin e parë narkoshtet në Afrikë dhe tani vjen Vlora Hyseni. Pasi shkarkohet nga detyra në një vend demokratik, për motive të forta, po ato motive e sjellin këshilltare të Padrinos dhe më pas e sjellin në krye të SHISH. Emërimi i saj jashtë kritereve, përbën paktin më të papërgjegjshëm ndaj sigurisë së vendit. Emërimi i saj ishte në mënyrë absolute për një rol të dyfishtë. Ajo ishte një shërbëtore e Vuçiç dhe Ramës”.
Ai tha se ana më e zezë është se njeriu që kishte për detyrë sigurinë e vendit dhe qytetarëve, bashkëpunonte me hanxharët e krimit. Anëtare e një organizate të rrezikshme kriminale. Ishte njeriu që lëshonte në duart e bandave çdo sekret të shtetit, ishte njeriu që me porosi të Agasit shkarkonte secilin prej jush.
“Ishte njeriu që ju thërriste ju në zyrë, Damjan e ke vetë përgjegjësinë, ti nuk je i vetmi, po bëjë sikur s’po më dëgjon. Uluzi, shko dhe mos del emri aty. Sekreti i shtetit ka qenë në duart e lubisë tjetër. Shefi i SHISH di çdo sekret dhe, aq sa di kryeministri e presidenti, e di prej atij/asaj. Ajo, siç rezulton, e ka pajisur bandën e Agasit me mjete më të sofistikuara që njihni. Të gjithë jeni në duar të filmuar, Uluzi të ka dalë shumë herë emri, por nuk je vetëm ti”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje