Në seancën plenare të ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet dhe debatet.
Në rendin e ditës ishin parashikuar dy interpelanca urgjente, shqyrtimi i projektligjit për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura shqiptare në operacionin ndërkombëtar të stabilitetit në Gaza, si dhe ndryshime në ligjin për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike.
Por seanca që në nisje është shoqëruar me debate për çështjen e ish-kreut të SHISH Vlora Hyseni ku opozita ka akuzuar maxhorancën si narkoshtet. Përplasjen kanë sjellë 3 herë ndalim të seancës dhe pas rikthimit të fundit në parlament, kryetari Peleshi sinjalizoi kalimin menjëherë në votim dhe u miratuan të ligjet e propozuara.
Pas Votimit seanca u mbyll menjëherë, sërish mes tensionit dhe zhurmës së krijuar nga opozita.
Ligjet e miratuara: Projektligji “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza” (106 vota pro).
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10236, datë 18.2.2010, “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike”.
Në ambientet e jashtme të parlamentit ndërkohë po zhvillohej protestë, teksa ka pasur edhe tensione mes tubuesve dhe policisë. Policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit disa protestues.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje