Politike

Berisha nga Kuvendi: Vuçiç dhe Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend ka folur lidhur me dënimin e ish-krerëve te UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

Berisha u shpreh se përgjegjës për vendimin e së mërkurës është presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama.

“Së fundi, ai Padrinoja juaj, pas kësaj që ndodhi në Hagë, në qoftë se ka njeri më përgjegjës direkt për atë që ndodhi, është Aleksandër Vuçiç dhe argati i tij Edi Rama. Ku e keni tani, e keni parë të çelë ndonjë gojë, më thoni pak çfarë tha ai? Thuaj çfarë fjalë ka shqiptuar? Apo ai ministri i tij? Se u zhdukën këta. Këta sjellin këtë, që ky ka imunitet të vjedhë ditë e natë dhe thotë faleminderit, më lini të vjedh më shumë. Ky që kam këtu. Se ky mobilizon të gjithë familjen, u jep kompani”, tha ai.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim, Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim, e Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë