Të katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar në Hagë.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi së bashku janë dënuar më 81 vjet burgim.
Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Gjykata Speciale ka shpallur verdiktin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit.
Hashim Thaçi është dënuar me 25 vjet, Kadri Veseli: 18 vjet, Jakup Krasniqi: 25 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.
Në këtë proces gjyqësor, dëshmuan 125 dëshmitarë të ftuar nga Prokuroria, dy dëshmitarë të mbrojtësit të viktimave dhe shtatë të mbrojtjes.
Qytetarët në Prishtinë kanë reaguar pas shpalljes, duke bërë thirrje: Turp, turp.
Të zhgënjyer ata mbajtën një minutë heshtje dhe më pas vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Ndërsa jashtë Gjykatës në Hagë ka pasur dhe tensione mes policisë dhe qytetarëve që ndodheshin në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Policia i ka shpërndarë njerëzit me ujë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje