Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar për kërcënimet ndaj Bashkimit Evropian, duke akuzuar Rusinë se synon të dëmtojë vlerat dhe identitetin evropian.
Gjatë fjalimit të saj, von der Leyen tha se Bashkimi Evropian është në një pozicion “më të fortë se kurrë”, por njëkohësisht përballet me një periudhë pasigurie të madhe.
Ajo theksoi se, pavarësisht luftës në Ukrainë, po shfaqet një “Evropë më e fortë dhe më e pavarur”, ndërsa BE-ja vijon të mbështesë Ukrainën në luftën e saj.
Duke iu referuar ndërhyrjeve dhe fushatave të dezinformimit, von der Leyen tha se emrat mund të ndryshojnë, por sipas saj qëllimi mbetet i njëjtë. “Ata i përçmojnë vlerat tona; ata duan të shkatërrojnë identitetin tonë evropian”, deklaroi ajo.
Von der Leyen tha gjithashtu se, përballë pasigurisë së botës së sotme, Evropa është ajo që mund t’u ofrojë qytetarëve të saj “sovranitet të vërtetë evropian”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje