Politike

Kallëzimi i gjyqtarëve ndaj Ministrit të Financave, reagon Rama: Mungon emri im dhe i Ministrit të Drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me kallëzimin penal të gjyqtarëve ndaj Ministrit të Financave, Petrit Malaj, për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave të gjyqtarëve.

Mungon emri im dhe ai i ministrit të drejtësisë, sepse Ministri i Financave është konsultuar paraprakisht me ne për qëndrimin e tij, për të cilin edhe skuadrat tona juridike kanë shprehur unanimisht qëndrimin se pushteti gjyqësor nuk mund të hapë derën e  thesarit të shtetit. Vetëm parlamenti mund ta bëjë këtë.

Kaq kisha dhe nuk dua të zgjatem me çfarë mendoj për tërë këtë historinë bajate të vetërritjes së rrogave, nga kategoria më e mirëpaguar e Republikës së Shqipërisë. Por për sa më takon asgjë nuk ndryshon, pagat do të rriten me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë